Monday, November 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali i spiunazhit me Kinën, Musk i bashkohet letrës së hapur: Ktheni Jensen Huang në krye të Nvidias

timoni.al by timoni.al
November 16, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Skandali i spiunazhit me Kinën, Musk i bashkohet letrës së hapur: Ktheni Jensen Huang në krye të Nvidias
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elon Musk dhe disa prej emrave më të njohur të industrisë së teknologjisë i janë bashkuar mbi 165,000 personave që kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në drejtimin e Nvidia-s, vetëm pak ditë pas dorëheqjes së tij. Huang, i cili drejtoi kompaninë për 33 vjet, u largua pas zbulimeve për dy marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave ishte me një grua të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës. Në një letër të hapur, mbështetësit e 63-vjeçarit kërkojnë rikthimin e tij në detyrë deri në përfundimin e një hetimi të pavarur.

Mes firmëtarëve janë drejtues të njohur të industrisë teknologjike, ndërsa mbi 7,500 punonjës të Nvidia-s kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre. Por në Uashington, skandali ka marrë përmasa më serioze: ligjvënës amerikanë nga të dyja partitë kërkojnë të hetohet nëse marrëdhëniet e Huang kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe nëse teknologjia më e avancuar amerikane e inteligjencës artificiale ka përfunduar në duart e Pekinit.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, pretendon tani një ndryshim rrënjësor në drejtimin e kompanisë dhe emërimin e një drejtuesi të ri nga jashtë radhëve të saj. Ai ka kërkuar gjithashtu përgjigje brenda dhjetë ditësh mbi respektimin e kufizimeve amerikane për shitjen e mikroçipave të avancuar në Kinë.

Sipas The Guardian, edhe vetë Huang e ka diskutuar mundësinë e rikthimit, ndërsa mbështetësit e tij po përpiqen të sigurojnë përkrahje edhe nga Shtëpia e Bardhë. Nvidia, që është shndërruar në një nga shtyllat e revolucionit të inteligjencës artificiale, ndodhet aktualisht përballë një krize që shkon përtej fatit të drejtuesit të saj historik. Kriza lidhet drejtëpërdrejt me rivalitetin teknologjik dhe strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, përfshirë shqetësimet për kontrollin dhe transferimin e teknologjisë më të avancuar.

Top Channel

Previous Post

BLUSHI PUBLIKON “SMS”-NË: PROVA E KËRCËNIMIT NDAJ ILIR METËS, SI U KOORDINUAN AMBASADORËT ME EDI RAMËN PËR RRËMBIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al