Monday, November 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën, çështja e pagave të magjistratëve i kalon SPAK

timoni.al by timoni.al
November 16, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën, çështja e pagave të magjistratëve i kalon SPAK
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së pagave të magjistratëve dhe ka kaluar dosjen te Prokuroria e Posaçme (SPAK), pasi konstatoi se SPAK po hetonte të njëjtin fakt penal, por me një rreth më të gjerë subjektesh. Bëhet fjalë për procedimin penal nr. 440 të vitit 2026, i nisur pas kallëzimit të një punonjëseje të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me inicialet N.Xh.

Kallëzuesja denoncoi drejtuesen e Degës së Thesarit në Berat, A.R., duke pretenduar se i ishte shkaktuar dëm ekonomik dhe financiar, pasi nuk kishte mundur të tërhiqte pagën për shkak të mosmarrëveshjeve mbi formulën e përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve. Gjatë hetimeve, punonjës të gjykatës konfirmuan problemet me kalimin e pagave për muajin gusht 2026.

Shefja e sektorit të buxhetit dhe menaxhimit financiar pranoi se pagat nuk ishin kaluar në kohë, duke shpjeguar se listëpagesat ishin përgatitur në bazë të vendimit nr. 435, datë 26.08.2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2026. Megjithatë, sipas deklarimeve, listëpagesa nuk ishte miratuar nga Dega e Thesarit. Ajo tha se drejtuesja e Thesarit kishte kërkuar që pagat e muajit gusht të dërgoheshin me të njëjtin nivel si ato të muajit korrik, në mënyrë që të mundësohej ekzekutimi i tyre.

Nga ana tjetër, Gjykata e Beratit argumentoi se ndarja e listëpagesave të gjyqtarëve nga ato të administratës binte ndesh me udhëzimin nr. 1, datë 21.01.2025, i cili parashikon një listëpagesë të vetme mujore.

Pas verifikimeve, Prokuroria e Beratit konstatoi se SPAK kishte regjistruar një procedim penal për të njëjtin fakt duke përfshirë edhe persona të tjerë, përfshirë subjektet që po hetoheshin nga prokuroria vendore. Për këtë arsye ajo shpalli moskompetencën lëndore dhe kaloi procedimin penal nr. 440/2026 në SPAK, i cili do të vijojë trajtimin e çështjes.

Previous Post

Shteti arkëton 45 milionë lekë më shumë nga pronat e sekuestruara; të ardhurat në 10 muaj

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al