Momente tensioni u regjistruan në një fluturim të easyJet nga aeroporti ndërkombëtar Keflavík i Islandës drejt aeroportit Malpensa të Milanos kur një pasagjer, i dehur, u konstatuar me një thikë kuzhine në bord. Sipas mediave italiane, ai filloi të bërtiste dhe sjellja e tij krijoi shqetësim te udhëtarët dhe ekuipazhi; prania e thikës e bëri situatën më shqetësuese. Nuk ka të dhëna që ai ka tentuar të përdorë thikën për të kërcënuar apo sulmuar ndonjë pasagjer ose anëtar të ekuipazhit.
Pak para uljes në Milano, pilotët njoftuan kontrollin e trafikut ajror për incidentin dhe kërkuan që policia të ishte e pranishme në aeroport pas mbërritjes së avionit. Ekuipazhi arriti ta menaxhonte situatën gjatë fluturimit dhe avioni u ul pa probleme në Malpensa, ku e prisnin autoritetet italiane. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe as për pengesa në funksionimin e aeroportit.
Kompania easyJet, në reagimin e saj, theksoi se nuk toleron sjellje të tilla në bord dhe se siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit mbetet përparësia kryesore. Mbetet e paqartë se si pasagjeri arriti të hipte në avion duke pasur me vete thikën, ndërsa rrethanat e saktë të kësaj çështjeje nuk janë sqaruar në raportimet e medias.

