Saturday, November 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Greqi: Dy 21-vjeçarë mashtronin qytetarët si punonjës të kompanive elektrike, përvetësuan mbi 210 mijë euro

timoni.al by timoni.al
November 14, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Greqi: Dy 21-vjeçarë mashtronin qytetarët si punonjës të kompanive elektrike, përvetësuan mbi 210 mijë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy të rinj, një mashkull 21-vjeçar dhe një vajzë po ashtu 21-vjeçare, janë arrestuar në Greqi të mërkurën e 11 nëntorit 2026, pasi dyshohet se udhëhiqnin një grup kriminal që mashtronte qytetarët duke u paraqitur si punonjës të kompanive të energjisë elektrike. Policia greke thotë se grupi vepronte në zona të ndryshme të Atikës dhe ka shkatërruar organizatën, ndërsa mediat greke raportojnë se përfitimet e paligjshme të përvetësuara kapin vlerën mbi 210,000 euro.

Hetimet kanë zbardhur të paktën shtatë raste mashtrimi dhe vjedhjeje që lidhen me veprimtarinë e organizatës, e cila, sipas autoriteteve, funksiononte të paktën që prej marsit 2026. Anëtarët e grupit përzgjidhnin viktimat përmes numrave të telefonit të gjetur në direktorite telefonike dhe i telefononin duke u prezantuar si punonjës të kompanive të energjisë. Për t’i bindur viktimat ata përdornin justifikime të ndryshme, kryesisht pretendimin se kishte një rrjedhje të energjisë elektrike në banesë, duke krijuar panik dhe duke i nxitur personat të vepronin menjëherë.

Nën këtë pretekst, viktimat bindeshin të mblidhnin paratë dhe bizhuteritë që mbanin në shtëpi dhe t’i vendosnin në vende të përcaktuara, brenda ose jashtë banesave. Në ato momente, bashkëpunëtorë të grupit shkonin në vendet e treguara dhe merrnin sendet me vlerë. Telefonatat kryheshin nga anëtarë të vecantë të organizatës, që kishin rolin e telefonistëve dhe vepronin nga një qendër telefonike, ndërkohë që mbanin komunikim të vazhdueshëm me viktimat për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë dhe identifikimin e vjedhësve.

Për të vështirësuar gjurmimin nga policia, grupi përdorte shumë karta dhe linja telefonike të regjistruara në emra personash të panjohur. Në lëvizjet e tyre përdorej edhe automjeti i 21-vjeçares së arrestuar. Sipas hetimeve, 21-vjeçari luante rolin e personit që merrte paratë dhe, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor, shkonte në banesat e viktimave për t’i marrë paratë dhe bizhuteritë.

Previous Post

Shqipëria ka kampionin europian në shah: Mateu Boçi, 16-vjeç, rrëmben medaljen e artë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al