Në Bruksel këtë të premte zhvillohet mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerimin, ku pjesëmarrësit do të shqyrtojnë pika të ndryshme të procesit të negociatave. Në rend të ditës janë vendosur tre kapituj të dialogut me Shqipërinë, që do të jenë në qendër të diskutimeve gjatë takimit.
Më konkretisht, në fokus të mbledhjes do të jenë Kapitulli 6, që lidhet me të drejtën e shoqërive tregtare; Kapitulli 7, i përkushtuar pronësisë intelektuale; dhe Kapitulli 13, që trajton çështjet e peshkimit dhe akuakulturës. Këto kapituj pritet të analizohen dhe të shqyrtohen nga anëtarët e Grupit të Punës për Zgjerimin, në kuadër të vlerësimit të progresit në negociatat me Shqipërinë.
Në të njëjtën mbledhje do të diskutohen edhe kapitujt e negociatave për Malin e Zi. Përveç shqyrtimit të kapitujve specifikë për të dy vendet, në tryezë do të jenë dhe projekt-konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian që lidhen me procesin e zgjerimit. Këto projekt-konkluzione do të jenë pjesë e debatit institucional mbi vijimin dhe format e mëtejshme të procesit të zgjerimit.
Takimi i Grupit të Punës për Zgjerimin në Bruksel përfaqëson një fazë të radhës të vlerësimit të kapitujve tekniko-ligjorë që përbëjnë negociatat, ndërsa diskutimet pritet t’i përqendrojnë shqyrtimet mbi materialin e paraqitur përkatësisht për Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe mbi draftin e konkluzioneve të Këshillit të BE-së për procesin e zgjerimit.
Top Channel
