Thursday, November 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton betejën historike: ndryshon ligji i sponsorizimeve

timoni.al by timoni.al
November 12, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, Sport
0
Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton betejën historike: ndryshon ligji i sponsorizimeve
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin që ndryshon ligjin e sponsorizimeve të vitit 1994, duke lejuar një model të ri financimi nga biznesi për sportin, artin dhe kulturën. Ministri Blendi Gonxhja bëri publik lajmin. Ndryshimi kyç, i përfshirë në nenin e ri 5/1, parashikon që subjektet që paguajnë tatim mbi fitimin të mund të zbresin drejtpërdrejt nga detyrimi tatimor shumën e sponsorizuar për veprimtari publike në sport, art dhe kulturë, deri në 30% të tatimit mbi fitimin të vitit paraardhës. Projektligji përfshin edhe sponsorizimet në natyrë, me mekanizëm të veçantë dhe kufizim 30%, të lidhur me rezultatin financiar dhe detyrimin tatimor të vitit pasardhës.

Sipas ministrit, potenciali i mbështetjes përmes këtij skemi mund të arrijë deri në 2 miliardë lekë në vit, përtej buxhetit të shtetit. Një tjetër dispozitë parashikon se të ardhurat e përfituara nga sponsorizimi do të jenë të patatueshme për subjektin që i merr dhe nuk do të përfshihen në rezultatin financiar për klasifikimin tatimor, çka u lejon përfituesve të përdorin mbështetjen pa penalizime fiskale.

Ligji i ri është pas një kërkese të gjatë, ku Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë proponenti më i zëshëm dhe më i qëndrueshëm, me mbështetje të herëpashershme edhe nga Federata e Basketbollit. Një moment kyç për këtë kauzë ishte viti 2020, kur Liga Profesioniste dhe klubet e Kategorisë Superiore paralajmëruan bojkot të kampionatit për të kërkuar ndryshime ligjore.

Për të parandaluar abuzimet, projektligji kërkon dokumentim të sponsorizimeve me kontrata, raporte mbi përdorimin e fondeve dhe dokumente të tjera financiare, si dhe parashikon krijimin e një regjistri elektronik kombëtar të sponsorizimeve për transparencë dhe gjurmueshmëri. Kriteret dhe mënyra e përfitimit të lehtësive do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rast refuzimi nga administrata tatimore, sponsorizuesi ka të drejtën e ankimimit brenda 30 ditëve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me mundësi ndjekjeje të rrugëve të tjera ligjore.

Ndryshimi synon të përfshijë gjithë sportin shqiptar—federatat, klubet, akademitë, sportet individuale dhe sportistët e rinj—si dhe sektorët e artit dhe kulturës. Tani projektligji do të vijojë në procedurat parlamentare për miratim.

Previous Post

U dekretua sot në krye të SHISH: kush është drejtoresha e re dhe sfidat e saj me SPAK

Next Post

Ekskluzive: Kontrolle në spitalin Memorial të Fierit, prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin

Next Post
Ekskluzive: Kontrolle në spitalin Memorial të Fierit, prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin

Ekskluzive: Kontrolle në spitalin Memorial të Fierit, prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al