Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Duka diskuton Maranin, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

timoni.al by timoni.al
November 10, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Duka diskuton Maranin, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duka vlerësoi eksperiencën e trajnerit italian, duke theksuar se ai di të menaxhojë presionin dhe të marrë vendimet e duhura në funksion të kundërshtarit dhe lojtarëve në dispozicion. “Trajneri është një nga ata që ka më shumë dhimbje koke gjatë ndeshjes, sepse mendon për lojën, lojtarët që do të hedhë në fushë dhe mënyrën se si do t’i përshtatet kundërshtarit. Duke qenë një trajner me eksperiencë, nuk është hera e parë që përballet me situata të tilla. Di si t’i përballojë dhe si të mos ua transmetojë presionin lojtarëve”, u shpreh Duka.

Presidenti i FSHF-së komentoi edhe mbështetjen e tifozëve, duke theksuar se janë shteruar të gjitha biletat për sfidën e radhës në “Arenën Kombëtare”. Ai rikujtoi interesimin e madh në ndeshjen ndaj San Marinos, ku në stadium ishin të pranishëm rreth 17 mijë tifozë. “Tashmë Kombëtarja ndiqet në të gjitha ndeshjet e saj. Ndaj San Marinos e pamë, asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur të kishte 17 mijë tifozë në stadium. Nuk mendoj se kjo ka lidhje me diçka tjetër, përveç dëshirës së njerëzve për të ndjekur skuadrën në stadium”, deklaroi Duka.

Në lidhje me pyetjen nëse preferon Sylvinho apo Maran, Duka shmangu dallimet midis dy trajnerëve që kanë drejtuar Shqipërinë, duke iu përmbajtur qëndrimit të tij të mëparshëm. “Më është bërë shpesh kjo pyetje, por gjithmonë jap të njëjtën përgjigje. Më i miri është ai që është trajner i Kombëtares për momentin”, tha ai.

Gjithashtu, presidenti i FSHF-së preku çështjen e Ligjit të Sponsorizimeve, të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit shqiptar. Duka deklaroi se ka marrë premtime nga kryeministri dhe ministri përgjegjës për sportin se ligji mund të konkretizohet brenda këtij viti. Ai megjithatë mbeti i rezervuar për një konfirmim përfundimtar, duke kujtuar diskutimet dhe premtimet e shumta ndër vite mbi këtë çështje.

Previous Post

VIDEO/ Dy atletë fluturojnë nga oxhaku 360 metra me 180 km/orë dhe thyejnë dy rekorde Guinness

Next Post

Cucurella tregon prapaskenën me Mourinhon: portugezi i kërkoi ta tatuonte fytyrën në gjoks

Next Post
Cucurella tregon prapaskenën me Mourinhon: portugezi i kërkoi ta tatuonte fytyrën në gjoks

Cucurella tregon prapaskenën me Mourinhon: portugezi i kërkoi ta tatuonte fytyrën në gjoks

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al