Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Strasburgu i jep drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje të Shqipërisë për paraburgimin; shteti duhet ta dëmshpërblejë 5,450 euro

timoni.al by timoni.al
November 10, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Strasburgu i jep drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje të Shqipërisë për paraburgimin; shteti duhet ta dëmshpërblejë 5,450 euro
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg vendosi në favor të Fredi Belerit, duke konstatuar se vazhdimi i paraburgimit të tij nga autoritetet shqiptare ishte joproporcional dhe nuk mbështetej në arsye të mjaftueshme. Sipas vendimit, arrestimi fillestar i Belerit ishte i justifikuar, por pas përfundimit të hetimeve më 19 korrik 2023 autoritetet shqiptare duhej të rivlerësonin nëse masa e arrestit në burg ishte ende e nevojshme.

Gjykata thekson se gjykatat shqiptare nuk morën në konsideratë në mënyrë të mjaftueshme faktin që hetimet ishin përfunduar dhe dosja ishte dërguar për gjykim. Nuk u paraqitën prova konkrete që tregonin se Beleri mund të ndërhynte në dëshmitë ose provat e çështjes. Po ashtu, autoritetet nuk shqyrtuan siç duhet lidhjet familjare dhe ekonomike të tij me Himarën, për të vlerësuar rrezikun e arratisjes ose ndikimit në proces. Gjykata vuri në dukje gjithashtu se nuk ishte konsideruar mundësia e zëvendësimit të paraburgimit me masa më të buta sigurie.

Si rrjedhojë, Strasburgu vendosi që Shqipëria t’i paguajë Fredi Belerit 450 euro për dëmin jopasuror dhe 5,000 euro për shpenzimet gjyqësore, në total 5,450 euro, pa përfshirë taksat e mundshme. Kërkesa e Belerit për kompensimin e të ardhurave të humbura gjatë periudhës kur nuk mundi të ushtronte detyrën e kryetarit të Bashkisë së Himarës u rrëzua nga Gjykata.

Fredi Beleri ishte arrestuar më 12 maj 2023 nën dyshimet për shitblerje votash. Në zgjedhjet vendore të atij viti u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës, por nuk arriti të betohej dhe të merrte detyrën për shkak të paraburgimit. Më pas u dënua me dy vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Previous Post

Pas konfliktit, prokuroria italiane kërkon 24 vite burg për autorin e vrasjes së shqiptarit

Next Post

Një xhudist për Pallatin Elysee: çfarë e shtyn kampionin olimpik Teddy Riner të kandidojë në presidencialet e Francës

Next Post
Një xhudist për Pallatin Elysee: çfarë e shtyn kampionin olimpik Teddy Riner të kandidojë në presidencialet e Francës

Një xhudist për Pallatin Elysee: çfarë e shtyn kampionin olimpik Teddy Riner të kandidojë në presidencialet e Francës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al