GJKKO i ka dhënë një shuplakë dhe një mësim prokurorit dhe kreut të SPAK, Klodian Braho, i cili ka hetuar dhe ka ngritur akuzat për çështjen e bujshme të pagëzuar si Dosja “5D”.
Në seancën e datës 9 Nëntor 2026, GJKKO, shkalla e parë, ka orientuar organin e akuzës SPAK, se akuza penale ndaj të pandehurve Redian Molla, Mariglen Qato, Nestor Muharremi dhe shoqerisë “5D” shpk duhet të rëndohet dhe konkretisht, nga vepra penale korrupsion pasiv, në mashtrim me pasoja të rënda para shikuar nga neni 143 pgrafi 3 i Kodit Penal, në kuadër të bashkëpunimit të posaçme si grup i strukturuar kriminal, 7 herë.
Për këtë, trupa gjykuese me relatore Flora Hajredinaj dhe anëtarë kreun e GJKKO, Erion Bani si dhe gjyqtaren Flojera Davidhi, i dha kohë deri në datën 24 nëntor mbrojtjes, që të mbajë qëndrim në lidhje me këto akuza të reja.
Është shtyrë përsëri në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion seanca e parë për dosjen “5D” me të pandehur ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.
Në Dosjen “5D” ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato ishin të akuzuar nga SPAK, për veprat penale “Korrupison pasiv”, “Mosdeklarim të ardhurash” dhe “Pastrim parash”.
Ndërkohë të akuzuarit e tjerë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tenderë.
Nga hetimet e kryera nga SPAK është provuar dhe faktuar se i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” në kohën kur është kryer veprimi, së bashku me Mariglen Qaton në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarë të fshehur të kompanisë “5D Konstruksion”.
Këta të pandehur e kanë zotëruar këtë kompani nëpërmjet personave të tjerë si ortakë fiktivë në të gjitha aktet e regjishtrimit dhe funskionimit të kësaj shoqërie, të cilët gjithashtu kanë patur shoqëri me këta të pandehur.
SPAK ka hetuar dhe provuar se “Shoqëria 5D” me pronarë të fshehur të pandehurit Redi Molla dhe Mariglen Qato, kanë përfituar në mënyrë të jashtligjshme 12 tendera publikë duke shkelur rregullat e prokurorimeve dhe duke siguruar përfitime monetare rreth 192.7 milionë lekë. Tenderat që “Shoqëria 5D” ka fituar, janë organizuar kryesisht nga UKT, Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” duke u favorizuar nga të pandehurit, të cilët në atë kohë ushtronin funksione publike.
Shumat monetare të mësipërme që përbëjnë produkt të veprës penale pjesërisht janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjëndje “cash” në arkën e shoqërisë.
Këto para të fituata në forma të jashtligjshme janë përdorur nga pronarët e fshehur të kësaj Shoqërie për për blerjen e pasurive dhe financimin e aktiviteteve të tjera tregtare.
Në këtë skemë janë të përfshirë dhe Taulant Tusha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë krijuar favorizime për Shoqërinë 5D dhe duke i shpallur fitues të procedurës së prokurimit në shkelje të rregullave.

