Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

RAPORTI GATI PËR SPAK/ Tërmet Peçi dhe Gramoz Sako “zhysin” në qindra miëra euro dëme e borxhe bashkinë Tepelenë

Editor by Editor
November 10, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
RAPORTI GATI PËR SPAK/ Tërmet Peçi dhe Gramoz Sako “zhysin” në qindra miëra euro dëme e borxhe bashkinë Tepelenë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tepelenës është një nga institucionet me performancë negative në menaxhimin e financave të veta. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim, i cili ka konstatuar qindra mijëra euro dëme që buxhetit i janë shkaktuar nga keqmenaxhimi i Bashkisë Tepelenë.

Sipas KLSH, në të paktën 3 raste janë konstatuar punime të pakryera me një dëm ekonomik në vlerën 3,685,246 lekë pa TVSH në projektet e investimit me objekt: “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Avni Rustemi”, “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm për shtimin e sasisë së ujit të pijshëm të fshatit Salari”,

“Ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë të fshatit Nivicë dhe Rexhinë, Ndërtim i rrjetit të furnizimit me ujë të fshatit Peshtan-Mezhgoran”.

Në 2 raste janë konstatuar punime joefektive pa efiçencë dhe pa ekonomicitet, në kundërshtim me parimin e 3E në vlerën totale 63,989,547.84 lekë pa TVSH.

Procedurat e prokurimit publik për punë publike, mallra dhe shërbime:

– Nga auditimi i 10 procedurave të prokurimit me vlerë të lartë, rezultoi se: a- Në 5 procedura prokurimi me fond limit 162,383 mijë lekë, u konstatuan parregullsi në hartimin e fondit limit, mosrespektimin e metodave të përcaktuara për hartimin e fondit limit, etj. b- Në 8 procedura prokurimi, me fond limit prej 201,338 mijë lekë, u konstatuan parregullsi në hartimin e kritereve jo në përputhje me tipologjinë e objektit që prokurohet;

c- Në 5 procedura prokurimi, u konstatua se OE i shpallur fitues nuk është në kushtet e plotësimit të kritereve të DST të miratuara nga AK Bashkia Tepelenë, pasi në dokumentacionin e paraqitur prej tij u konstatuan mangësi dhe mosplotësim i kritereve të vendosura në DT 6

Procedurat e miratimit të lejeve të ndërtimit

– Nga auditimi i procedurave të miratimit të lejeve të ndërtimit, rezultoi se:

a- Në 2 (dy) raste, objektet e miratuara nuk respektojnë kondicionet urbane, siç janë lartësia e lejuar për katin përdhe me përdorim shërbim dhe distancat nga kufiri i pronës;

b- Në 3 (tre) raste janë konstatuar problematika në lidhje me zhvillimin e objekteve në përputhje me projektet e miratuara, dhe në një rast zhvilluesi nuk i ka përfunduar punimet brenda afatit të përcaktuar;

c- Në asnjë nga 4 (katër) aplikimet e miratuara, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Tepelenë nuk ka kërkuar mendimin e autoriteteve të cilat duhet të shprehen në lidhje me miratimin e lejeve të ndërtimit, gjatë shqyrtimit të aplikimit për pajisje me leje ndërtimi;

d- Në të gjitha 7 (shtatë) rastet, dokumentacioni teknik dhe shoqërues i projektit ndërtimor, si dhe ai i kërkuar me ligj, nuk është i plotë. Gjithashtu, janë konstatuar vonesa në shqyrtimin e aplikimeve.

Procedurat e planifikimit dhe realizimit të të ardhurave

– Nga auditimi i të dhënave në lidhje me detyrimet e tatimpaguesve biznes që kanë ndaj Bashkisë Tepelenë konstatohet se deri në datë 31.12.2024, borxhi tatimor është në vlerën 24,069 mijë lekë. Përgjatë periudhës nga data 01.01.2025, deri më 31.12.2025, janë paguar nga debitorët biznes detyrime të prapambetura në vlerën 3,557 mijë lekë dhe është krijuar borxhi tatimor në vlerën 6,661 mijë lekë për abonentët biznes. Borxhi tatimor progresiv për abonentë privatë në datë 31.12.2025, është në vlerën 27,174 mijë lekë dhe i përket 355 bizneseve.

Previous Post

A mund të vihet drejtësia 15-vjet pas vrasjes së 27-vjeçares në Kosovë? Sot seanca e parë ndaj ish-partnerit

Next Post

GJKKO mësim dhe shuplakë prokurorit të “5D” Klodian Braho, rëndon akuzat për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë

Next Post
GJKKO mësim dhe shuplakë prokurorit të “5D” Klodian Braho, rëndon akuzat për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë

GJKKO mësim dhe shuplakë prokurorit të "5D" Klodian Braho, rëndon akuzat për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al