Monday, November 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit ngre alarmin: Kujdes mesazheve nga institucione, mos jepni të dhënat bankare

timoni.al by timoni.al
November 9, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit ngre alarmin: Kujdes mesazheve nga institucione, mos jepni të dhënat bankare
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për përhapjen e fushatave të reja mashtruese përmes mesazheve SMS (smishing), që përdorin në mënyrë të rreme emërtimet e institucioneve publike për t’i nxitur qytetarët të klikojnë lidhje të falsifikuara dhe të japin të dhënat personale e bankare. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik ka evidentuar këto fushata, të cilat vijnë në vijim të rasteve të mëparshme ku autorët janë prezantuar si institucione bankare dhe kanë tentuar të mashtrojnë qytetarët përmes faqeve të falsifikuara të internetit.

Nga monitorimi i fundit janë identifikuar mesazhe që paraqiten në emër të Bashkisë Tiranë / Shërbimit të Parkimit, duke pretenduar ekzistencën e tarifave të papaguara të parkimit; të DPSHTRR-së, duke njoftuar për shkelje të qarkullimit rrugor dhe gjoba të papaguara; dhe të Postës Shqiptare, duke pretenduar se qytetarët duhet të përditësojnë adresën për të mundësuar dorëzimin e pakove postare. Këto mesazhe përmbajnë lidhje elektronike që i orientojnë përdoruesit drejt faqeve të falsifikuara që imitojnë faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.

Qëllimi i fushatave është sigurimi i të dhënave personale dhe atyre bankare, përfshirë numrin e kartës bankare, datën e skadencës, kodin e sigurisë (CVV/CVC) dhe kodet e verifikimit, të cilat mund të përdoren për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe përvetësimin e parave nga llogaritë bankare. Autorët përdorin njoftime për detyrime të papaguara, afate të shkurtra kohore ose probleme me dërgesat postare, duke krijuar ndjesinë e urgjencës që synon t’i nxitojë qytetarët të veprojnë pa verifikuar vërtetësinë e mesazheve.

Policia e Shtetit apelon që të mos klikohet në lidhje të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, pavarësisht institucionit në emër të të cilit paraqiten; të mos vendosen të dhënat e kartave bankare, kodet CVV/CVC apo kodet e verifikimit në faqe të hapura përmes këtyre mesazheve; dhe të verifikohet çdo njoftim për pagesa e gjoba përpara se të ndërmerren veprime.

Previous Post

Cristian Chivu nuk i përmban emocionet: Babai im nuk është më, por unë i flas ende

Next Post

Skandali i dhurimit: 1000 euro për vezët femrave, Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave në Tiranë

Next Post
Skandali i dhurimit: 1000 euro për vezët femrave, Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave në Tiranë

Skandali i dhurimit: 1000 euro për vezët femrave, Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave në Tiranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al