TIRANË– 50-vjeçari, Robert Duka, është personi që dyshohet se kreu grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, duke marrë një shumë prej 60 mijë eurosh. Ngjarja ndodhi të hënën e javës së kaluar, kur 50-vjeçari nga Vlora, hyri në ambientet e bankës i armatosur dhe i maskuar.
Fillimisht ai kërcënoi rojën e sigurisë dhe më pas arkëtaren, e cila, nën kërcënimin e armës, i dorëzoi shumën e parave. Pas grabitjes, Duka u largua nga vendngjarja me një skuter elektrik, duke shmangur largimin me automjet. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e autorit gjatë largimit, ndërsa identifikimi i tij ka zbardhur një pjesë të dinamikës së grabitjes.

