Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Qafën e Koshovicës, në aksin Fier-Levan, ku një autobus i linjës Fier-Ferras, me më shumë se 15 pasagjerë në bord, është përplasur me një automjet tip ‘Volkswagen’.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua, e cila po udhëtonte në autobus. Ajo është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i automjetit tip ‘Volkswagen’.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.

