Monday, November 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Milionat e AKSHI-t përfundojnë në Gjermani? SPAK ndjek transfertat drejt kompanive të lidhura me familjarët e Vlora Hysenit

Editor by Editor
November 9, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Milionat e AKSHI-t përfundojnë në Gjermani? SPAK ndjek transfertat drejt kompanive të lidhura me familjarët e Vlora Hysenit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Një kontratë publike prej 1.67 miliardë lekësh për laboratorët SMART të AKSHI-t është kthyer në një nga pistat e tjera të hetimit të SPAK, që ka zbuluar një zinxhir faturimesh dhe transfertash mes kompanive shqiptare dhe gjermane.

Në qendër të dyshimeve janë biznesmeni Ergys Agasi, ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe lidhjet familjare të kësaj të fundit në Gjermani.

Prokuroria po heton nëse një pjesë e fondeve të siguruara nga kontratat publike është përdorur për të krijuar përfitime të parregullta, në këmbim të informacioneve sekrete.

Një nga elementet që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është një dokument me shënime të shkruara me dorë, i sekuestruar në ambientet e EA Tobacco, pronë e Ergys Agasit.

Në dokument paraqitet një përllogaritje financiare prej 119.162.400 lekësh, nga të cilat 19.860.400 lekë janë TVSH dhe 14.895.300 lekë tatim mbi fitimin, duke nxjerrë një shumë neto prej 84.406.700 lekësh.

E njëjta vlerë bruto shfaqet në një faturë të datës 21 mars 2024, të lëshuar nga kompania e ndërtimit Enklo Construction për Sinteza Co, me përshkrimin e përgjithshëm “Instalim/Konfigurim”.

Sinteza Co ishte një nga kompanitë fituese të tenderit për laboratorët SMART, së bashku me Albascan.

Kontrata kishte vlerën 1.669.372.673 lekë, ndërsa Albascan kishte përfituar 1.438.138.023 lekë gjatë periudhës tetor 2023–mars 2024. Pikërisht më 21 mars 2024, Albascan i transferoi Sinteza Co edhe 151.263.144 lekë për një faturë me të njëjtin përshkrim.

Sipas SPAK, Enklo Construction nuk kishte lidhje me sektorin e teknologjisë së informacionit dhe nuk kishte realizuar shërbimet që pretendoheshin në faturë. Administratori i Sinteza Co ka deklaruar se nuk e njihte këtë kompani dhe se veprimet financiare ishin kryer sipas udhëzimeve të Elison Jorgjit.

Katër ditë pas lëshimit të faturës, më 25 mars 2024, Sinteza Co kaloi 119.162.400 lekë në llogarinë e Enklo Construction.

Më 26 mars, kjo e fundit transferoi 42 milionë lekë te Fortis Beton. Hetimi ka evidentuar gjithashtu se Enklo Construction ka paguar 290 mijë euro për një automjet Range Rover, me targë G444A, i cili është sekuestruar në kuadër të hetimeve ndaj Ergys Agasit.

Këto veprime kanë ngritur dyshime për përdorimin e faturimeve të shërbimeve të pakryera si mekanizëm për qarkullimin dhe fshehjen e origjinës së parave.

Nga AKSHI në Gjermani 

Pista tjetër e hetimit shtrihet në Gjermani, ku SPAK ka identifikuar marrëdhënie financiare të Fortis Beton me dy kompani. Më 5 dhe 20 mars 2024, nga llogaritë e shoqërisë shqiptare janë ekzekutuar dy pagesa nga 250 mijë euro secila, në favor të Wilhelm & Co Planungsgesellschaft.

Shuma prej 500 mijë eurosh është justifikuar me projektimin e një kompleksi banimi dhe tregtar me sipërfaqe 17 mijë metra katrorë në Tiranë, i cili nuk është ndërtuar.

Sipas prokurorisë, në kompaninë gjermane punësohej një nga vëllezërit e Vlora Hysenit, rrethanë që ka bërë që hetuesit të shqyrtojnë nëse pagesat mund të kenë shërbyer për një përfitim të fshehtë në favor të ish-drejtoreshës së SHISH.

Në dokumentacion është evidentuar edhe një operacion tjetër financiar, këtë herë prej 450 mijë eurosh, që ishte planifikuar për kompaninë gjermane Erd & Tiefbau Dingler GmbH, por është anuluar më 27 shkurt 2024.

Përfaqësues dhe drejtor menaxhues i kësaj shoqërie, që prej 16 janarit 2023, rezulton Izet Dingler, vëllai i Vlora Hysenit, i cili më parë mbante mbiemrin Hyseni.

Marrëdhënia familjare është verifikuar përmes certifikatës së përcjellë nga institucionet e Kosovës.

Dokumentet e lidhura me transfertën e anuluar parashikonin blerjen e 75.1% të aksioneve të një shoqërie në Mynih dhe dhënien e një huaje prej 400 mijë eurosh për një kompani tjetër, e cila rezulton në proces falimentimi.

Një prej personave të pyetur për këto marrëdhënie financiare është Orest Sota, pronar  i Fortis Beton. Ai ka shpjeguar se dy pagesat drejt Wilhelm & Co Planungsgesellschaft kishin si qëllim projektimin e një pallati dhe se studion gjermane ia kishte rekomanduar Ergys Agasi, të cilin e njihte si mik.

Megjithatë, për SPAK, lidhja mes kompanive, mungesa e realizimit të projektit dhe përfshirja e personave me marrëdhënie familjare me ish-drejtuesen e inteligjencës përbëjnë rrethana që kërkojnë hetim të mëtejshëm.

Prokuroria po shqyrton nëse marrëveshjet tregtare kanë pasur një qëllim real ekonomik apo janë përdorur për të justifikuar kalimin e fondeve drejt Gjermanisë.

Hetimi ndaj Vlora Hysenit është zgjeruar edhe në drejtim të dyshimeve për korrupsion dhe pastrim parash, krahas çështjeve që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror.

Sipas pistës së SPAK, Ergys Agasi dyshohet se mund të ketë përdorur përfitime nga tenderët e AKSHI-t për të siguruar informacione të klasifikuara nga drejtuesja e atëhershme e SHISH. Prokuroria vlerëson se edhe anulimi i transfertës prej 450 mijë eurosh nuk e përjashton nevojën për të hetuar nëse ka pasur premtim apo pranim të një përfitimi të parregullt.

Në total, dokumentacioni i shqyrtuar evidenton 500 mijë euro të transferuara drejt Gjermanisë dhe një operacion tjetër prej 450 mijë eurosh që nuk është ekzekutuar. Për të përcaktuar destinacionin dhe qëllimin real të këtyre fondeve, SPAK ka kërkuar informacione dhe dokumente shtesë nga autoritetet gjermane dhe kosovare përmes letërporosive.

Hetimi synon të sqarojë nëse transaksionet janë marrëdhënie të zakonshme biznesi apo pjesë e një skeme për qarkullimin e parave dhe sigurimin e përfitimeve korruptive. Dyshimet e prokurorisë mbeten objekt hetimi dhe nuk përbëjnë përfundime gjyqësore për fajësinë e personave të përmendur.

Previous Post

Punësimi në Gjermani bëhet më i vështirë, përgjysmohen kuotat për gjashtë vendet e Ballkanit

Next Post

Aksidenti në Fier-Levan/ Autobusi me mbi 15 pasagjerë përplaset pas parakalimit të gabuar

Next Post
Aksidenti në Fier-Levan/ Autobusi me mbi 15 pasagjerë përplaset pas parakalimit të gabuar

Aksidenti në Fier-Levan/ Autobusi me mbi 15 pasagjerë përplaset pas parakalimit të gabuar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al