Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan kapën një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën. Në dalje të Shqipërisë u arrestua A. T., i njohur edhe me aliaset A. B. dhe A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, sipas vendimit të Gjykatës së Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, datë 28.11.2025, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Pas kapjes, 31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm me qëllim ekstradimin në Spanjë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e tij.

