Monday, October 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone udhëton drejt Amerikës: kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime

timoni.al by timoni.al
October 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone udhëton drejt Amerikës: kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa javë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, Papa Leoni XIV po rikuperohet mirë dhe gradualisht po i kthehet ritmit të zakonshëm të veprimtarive të tij, njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Që nga kthimi në Vatikan, Ati i Shenjtë ka rifilluar ngadalë veprimtaritë, duke përshtatur programin e përditshëm me këshillat e mjekëve; rikuperimi mbetet prioritet, por ai ka marrë pjesë në takime dhe ka zhvilluar veprimtari publike, duke ruajtur edhe kohën e nevojshme për pushim. Vlerësimi i fundit mjekësor, sipas Dr. Luigi Carbone, tregon parametra klinikë të favorshëm dhe një gjendje të mirë shëndetësore. Bazuar në gjendjen aktuale dhe rezultatet e analizave laboratorike e ekzaminimeve instrumentale, nuk ka kundërindikacione që Papa të ndërmarrë udhëtimin apostolik në Amerikën Latine.

Udhëtimi apostolik në Uruguaj, Argjentinë e Peru, i planifikuar nga 6 deri më 17 nëntor 2026, do të zhvillohet sipas programit të publikuar më parë. Sipas komunikimit zyrtar, Papa po ndjek me përpikëri rekomandimet mjekësore, duke kombinuar kujdesin për shëndetin me vendosmërinë për të vijuar misionin e tij në shërbim të Kishës. Ati i Shenjtë ka deklaruar në lidhje me vizitën: “Jam i lumtur që po kthehem në kontinentin ku kam jetuar momente të rëndësishme të jetës sime. Është kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime. Uroj që ky udhëtim të jetë mundësi për t’i hapur zemrat tona ndaj njëri-tjetrit, për të forcuar bashkimin tonë si vëllezër e motra dhe për të ripërtërirë angazhimin tonë për ta shpallur Ungjillin me gëzim!”, është shprehur Ati i Shenjtë.

Sipas njoftimit, ky udhëtim nuk është thjesht një vizitë apostolike, por një rast për t’u takuar sërish me popujt dhe Kishat vendore të kontinentit, që zë një vend të rëndësishëm në jetën e Papës. Gjatë qëndrimeve në Uruguaj, Argjentinë dhe Peru, Leoni XIV synon të forcojë lidhjet e bashkimit me komunitetet kishtare, të inkurajojë besimtarët në misionin e tyre dhe t’u përcjellë popujve një mesazh feje, shprese dhe paqeje. Top Channel.

Previous Post

Asgjë nuk do të jetë më si më parë… Fati i Listës Serbe pas humbjes së Vuçiçit?

Next Post

Ministria e Jashtme përshëndet rezultatin e Listës Studentore në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës shënuan rezultat rëndësishëm

Next Post
Ministria e Jashtme përshëndet rezultatin e Listës Studentore në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës shënuan rezultat rëndësishëm

Ministria e Jashtme përshëndet rezultatin e Listës Studentore në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës shënuan rezultat rëndësishëm

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al