Monday, October 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dikur e refuzuan si flamurmbajtës, sot mjek në Nju-Jork — Historia e Odise Cenajt

timoni.al by timoni.al
October 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Dikur e refuzuan si flamurmbajtës, sot mjek në Nju-Jork — Historia e Odise Cenajt
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar 26 vjet nga rasti i Odise Cenajt, nxënësit me origjinë shqiptare nga Nea Mihaniona pranë Selanikut, i cili u bë çështje kombëtare kur fitoi të drejtën të mbante flamurin e shkollës si nxënësi me notat më të mira. Vendimi i bazuar në rezultate shkollore u kundërshtua nga prindër, struktura të ekstremit të djathtë dhe politikanë, të cilët ngritën si pengesë prejardhjen e tij. Polemikat shpërthyen në vitin 2000 dhe u përsëritën tre vjet më vonë; ndër zërat më të fortë ishte prefekti i Selanikut, Panajotis Psomiadhis, që deklaronte se “grek lind, nuk bëhesh.” Për të ulur tensionet, Cenaj, me këshillën e familjes, hoqi dorë nga roli i flamurmbajtës.

Historia e tij mbeti një nga rastet më të njohura të debatit për përkatësinë dhe pranimin e fëmijëve të emigrantëve në Greqi. Me kalimin e viteve, flamurin grek e kanë mbajtur edhe nxënës me prejardhje shqiptare dhe nga vende të tjera emigrantësh, por përvoja e Cenajt vazhdoi të përmendet si shembull i përplasjes mbi identitetin dhe integrimin.

Sot, në prag të përvjetorit të 28 Tetorit, ai rikthehet te kjo përvojë në një intervistë për gazetën Kathimerini, që tregon vijimin e jetës së tij. Në vitin 2004 u largua për studime në Shtetet e Bashkuara, ku ndihmën vendimtare ia dha shkencëtari grek Stelios Papadhopulos, i cili kontaktoi familjen pas polemikës. Prindërit e ndjekën disa vite më vonë. Cenaj studioi Fizikë në Boston College, vazhdoi në Harvard dhe aktualisht punon si mjek anatomopatolog dhe pedagog në NYU Langone Health në Nju-Jork.

Jeton atje me bashkëshorten Blerta, gjithashtu me prejardhje shqiptare, dhe dy fëmijët. Ai kujton fyerjet dhe tregon se fillimisht ishte i zemëruar, por mbështetja e marrë nga njerëz anembanë Greqisë e ndihmoi të kapërcejë atë përvojë. Nuk shpreh mëri ndaj Greqisë; mban miq të ngushtë në Selanik dhe vlerëson ngrohtësinë e fqinjëve që pritën familjen e ardhur nga Shkodra. Ai ëndërron të kthehet për të jetuar pranë detit pas pensionit, ndoshta edhe në Mihaniona, vendin ku dikur prejardhja e tij u bë pengesë për të mbajtur flamurin.

Previous Post

Plagosja e Vishkullit dhe studentëve të plagosur rëndë; priten prova nga Italia: plumb gome apo material tjetër?

Next Post

Aventura e pakëndshme e ish-futbollistit të Premier League: 50 qepje në këmbë, e kafshoi qeni

Next Post
Aventura e pakëndshme e ish-futbollistit të Premier League: 50 qepje në këmbë, e kafshoi qeni

Aventura e pakëndshme e ish-futbollistit të Premier League: 50 qepje në këmbë, e kafshoi qeni

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al