Monday, October 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si i shpëtoi edhe një herë drejtësisë Alfred Peza, nga 1.14 milion dollarë deri te prona e RTSH-së në fshatin Fllakë, që ia dha privatit në shkelje të plotë të ligjit!

Editor by Editor
October 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media, Vendi
0
Si i shpëtoi edhe një herë drejtësisë Alfred Peza, nga 1.14 milion dollarë deri te prona e RTSH-së në fshatin Fllakë, që ia dha privatit në shkelje të plotë të ligjit!
0
SHARES
50
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

U bënë disa kohë që ish-deputetin e Partisë Socialiste dhe ish-drejtorin e RTSH-së, i cili u largua me skandal seksual, e shohim në rolin e sekserit që shet dhe blen prona në një brodkast të sponsorizuar nga Peza dhe një rrjet agjencish dhe dyqanesh që Alfred Peza ka shtrirë në Tiranë, siç është rrjeti i dyqaneve mikado_realestate.

Por Peza, po ashtu, në vitin 2015, sekretar për marrëdhëniet me mediat në PS dhe deputet, dosja e tij u mor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, për shumën 1.14 milion dollarë. Bashkëshortja e tij bleu aksione, me vlerë mbi 1 miliard lekë, në një bankë të nivelit të dytë. Prokuroria, në bazë të hetimeve të saj, ngriti akuzën ndaj Pezës dhe bashkëshortes së tij për burim të paligjshëm të parave dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Peza ia hodhi dhe një herë, duke deklaruar se paratë i kishte bërë me rrogën e tij. Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media dhe se ka qenë i adhuruar për këtë. Por ky dokument që ka dalë në media tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Dokumenti është një vendim gjykate dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në vend sesa një vendim gjykate.

Sipas vërtetimit, datë 04.03.2010, të lëshuar nga RTV ORA NEWS, rezulton se paga mujore bruto e të paditurit është 80 000 lekë në muaj.

Me rrogën 80 mijë lekë, Alfred Peza kurseu 1.14 milion dollarë.

Por jo vetëm kaq. Gjatë drejtimit të RTSH-së dhe skandaleve financiare që Alfred Peza shkaktoi ndaj institucionit, u bënë objekt i shumë padive në gjykatë. 150 persona u larguan padrejtësisht nga puna nga Alfred Peza, ku gjykata u dha të drejtë punonjësve, duke i dëmshpërblyer nga buxheti i RTSH-së. Kujtojmë se dëmi financiar që Peza shkaktoi ishte plot 1 milion euro gjyqe dhe 3 milionë euro të tjera keqmenaxhime.

Prona e RTSH-së në fshatin Fllakë që Alfred Peza ia dha privatit në shkelje të plotë të ligjit!

Gjatë muajit gusht 2023, në RTSH vjen një shkresë nga ministria përgjegjëse për ekonominë, si institucioni përgjegjës në bazë të Ligjit nr. 58/2022, përmes së cilës kërkohej që RTSH të fillonte me procedurën e ndryshimit të pronësisë së pronës së RTSH-së, që përfshinte zonën e stacionit të Fllakës (Durrës), me një sipërfaqe prej disa dhjetëra hektarësh.

Kjo pronë, si një pasuri e paluajtshme e RTSH-së, është regjistruar si pronë e paluajtshme publike dhe administrohet nga RTSH për përmbushjen e qëllimit të përcaktuar në Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Duhet të mësoni, të nderuar lexues, se Alfred Peza, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, sipas nenit 105 të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, shkronja a), duhet të drejtojë veprimtarinë e RTSH-së, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të statutit të RTSH-së, si dhe, sipas shkronjës dh) të këtij neni, duhet të përfaqësojë zyrtarisht RTSH-në në marrëdhënie me të tretët.

Mirëpo, Alfred Peza, në kundërshtim me sa më sipër, përmes një shkrese zyrtare ia përcolli Këshillit Drejtues të RTSH-së kërkesën e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, duke i kërkuar Këshillit Drejtues që të jepte miratimin/konfirmimin për ndryshimin e pronësisë së pronës së RTSH-së, ndërkohë që Këshilli Drejtues i RTSH-së nuk ka asnjë kompetencë për të dhënë një miratim/konfirmim të tillë, bazuar në Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Statutin e RTSH-së.

Alfred Peza ka vepruar në tejkalim dhe në shkelje të kompetencës që i jep atij Ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Statuti i RTSH-së, sepse në asnjë nen të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe të Statutit të RTSH-së nuk parashikohet delegimi i kësaj kompetence te Këshilli Drejtues i RTSH-së, duke shkelur rëndë parimin e ligjshmërisë. Gjithashtu, Alfred Peza ka vepruar në kundërshtim të plotë me nenin 25 të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, i cili ndalon organet administrative që të heqin dorë nga kompetencat e parashikuara në ligj.

Sipas këtij Kodi, çdo veprim administrativ që ka për qëllim heqjen dorë të organit publik nga e drejta për të ushtruar kompetencat ligjore është i ndaluar. Pra, kërkesa e Alfred Pezës drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së është një kërkesë e pavlefshme, pasi është heqje dorë nga kompetenca që i ka dhënë Ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe, si rrjedhim, çdo akt në vijim të kësaj shkrese është i pavlefshëm.

Alfred Peza rriti në kulm presionin mbi anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, në mënyrë që Këshilli Drejtues i RTSH-së të jepte pa humbur kohë miratimin/konfirmimin për kërkesën e ministrisë përgjegjëse për ekonominë. Mbi dy muaj vazhdoi ky presion ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe, në të gjitha mbledhjet e zhvilluara nga Këshilli Drejtues i RTSH-së gjatë kësaj periudhe kohore, kjo kërkesë e Alfred Pezës nuk u miratua.

Numri i anëtarëve kundër ishte më i madh se numri i anëtarëve pro. Më kot kërkuan prej Alfred Pezës disa anëtarë të guximshëm të Këshillit Drejtues, të shqetësuar për këtë procedurë, për shqyrtimin e akteve të tilla, që Alfred Peza të paraqiste një studim që të kishte konfirmimin se pasuria nuk përdoret për nevojat e RTSH-së, por Alfred Peza nuk iu paraqiti asnjë studim të tillë, duke shkelur procedurën e përcaktuar nga VKM nr. 417, datë 07.07.2023.

Asistentja e Këshillit Drejtues (e vendosur nga Alfred Peza në këtë detyrë), e cila është e detyruar që të japë ndihmë juridike për anëtarët e Këshillit Drejtues gjatë mbledhjeve që zhvillon ky këshill, nuk e përmbushi asnjëherë detyrën e saj. Ajo nuk ofroi asnjë ndihmë apo zgjidhje juridike për të gjitha problemet e mëdha procedurale të mbledhjeve të Këshillit Drejtues, duke e lënë gjithçka në dorë të kaosit dhe të rrëmujës.

Burimet nga brenda RTSH-së na kanë informuar se miratimi/konfirmimi i dhënë nga Këshilli Drejtues është shoqëruar me shkelje të rënda procedurale, qoftë të zhvillimit të mbledhjes, qoftë të procesit të votimit dhe të vlerësimit të votave.

Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së kanë shprehur votë kundër, por nuk dihet se si është vlerësuar kjo votë. Besohet se procesi i votimit është manipuluar dhe rezultati përfundimtar është deformuar.

Çdo lloj vendimi i marrë në kushte të tilla është i pavlefshëm dhe nuk prodhon asnjë pasojë juridike. Një vendim i tillë i Këshillit Drejtues nuk është publikuar në faqen elektronike të RTSH-së, në rubrikën “Vendimet e Këshillit Drejtues”, ndonëse është detyrë e Alfred Pezës që të publikojë vendimet e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Pra, të nderuar lexues, Alfred Peza vetëm në këtë rast shkeli Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e RTSH-së, Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë dhe VKM nr. 417, datë 07.07.2023. Cili është interesi i Alfred Pezës? Ju informojmë se kjo pronë do të jepet me qira përmes kontratës së qirasë 1 euro të pasurisë shtetërore për një periudhë kohore mbi 20-vjeçare.

Por ju kujtojmë, gjithashtu, se procedura të ngjashme u ndërmorën me prona të tilla dhe të gjitha kanë përfunduar në organet e prokurorisë dhe të gjykatave, me pasoja për të gjithë pjesëmarrësit. Misioni ynë do të vazhdojë me denoncimin e korrupsionit galopant që ka kapluar RTSH-në për shkak të Alfred Pezës.

Një letër e mbërritur gjatë këtyre muajve nga Prokuroria e Tiranës në RTSH, për të hetuar periudhën kur Alfred Peza ishte drejtor, vazhdon të rrijë në zyrat e RTSH-së.

Tashmë, kultura e mosndëshkueshmërisë kthehet në forcë dhe në biznes, ku më mirë se në shitblerjen e pronave pastrohen paratë? Kjo është një skemë që Alfred Peza e ka kopjuar më së miri me kompaninë e tij të shitblerjes së pronave.

SPAK ka detyrimin të hetojë abuzimet që Alfred Peza ka bërë në RTSH, dëmin financiar nga shkarkimet e padrejta që rëndon në buxhetin e RTSH-së dhe shumë abuzime të tjera. Prokuroria e Posaçme nuk mund të heshtë kaq shumë kohë, kur padrejtësia dhe korrupsioni i një zyrtari janë bërë publike nga mediat me mijëra herë

Previous Post

Sot, Topi i Artë/ Të gjithë sytë nga Londra, kush do të shpallet lojtari i këtij viti

Next Post

Pasi fitoi zgjedhjet në Serbi, çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Next Post
Pasi fitoi zgjedhjet në Serbi, çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Pasi fitoi zgjedhjet në Serbi, çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al