Sunday, October 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot në Serbi zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me listë të përbashkët

timoni.al by timoni.al
October 25, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Sot në Serbi zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me listë të përbashkët
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike pas protestave të vazhdueshme kundër pushtetit të presidentit Aleksandër Vuçiç. Për shqiptarët e Luginës së Preshevës pjesëmarrja vlerësohet si e veçantë përmes listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me të cilën partitë politike shqiptare synojnë të rrisin përfaqësimin në Parlamentin serb; deri më tani zona është përfaqësuar nga deputeti Shaip Kamberi.

Sipas mediave vendase, qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00. Për të votuar kërkohet kartë identiteti ose pasaportë e vlefshme. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 6.451.292 qytetarë; në garë janë 18 lista zgjedhore me gjithsej 2.418 kandidatë. Votimi zhvillohet në 8.392 qendra në të gjithë vendin.

Procesi zgjedhor është mundësuar edhe për votuesit nga Kosova, për të cilët janë hapur 10 qendra votimi; ata mund të votojnë në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Në fletën e votimit përfshihen lista të ndryshme, përfshirë listën e Aleksandër Vuçiçit, atë të Ivica Daçiçit, listën e studentëve “Studentët Fitojnë”, si dhe subjekte të tjera politike dhe përfaqësues të pakicave kombëtare.

Për partitë që nuk përfaqësojnë pakicat kombëtare, pragu zgjedhor është 3% e votave të vlefshme. Listat e pakicave kombëtare përfitojnë nga pragu natyror dhe marrin pjesë në ndarjen e mandateve edhe nëse nuk arrijnë pragun e zakonshëm.

18 lista zgjedhore para votuesve:
1. ”Aleksandar Vučiç – Serbia e Bashkuar”
2. “Ivica Daçiç – Faktori i Stabilitetit”
3. “Lista e Studentëve – Studentët Fitojnë”
4. “Rasim Ljajić – SDP/CDP Popullore” (Lista zgjedhore e pakicës kombëtare boshnjake)
5. “Bashkimi i Hungarezëve të Vojvodinës – Dr. Balint Pastor” (lista zgjedhore e pakicës kombëtare hungareze)
6. “Lëvizja për Bashkim Usame Zukorlić” (lista zgjedhore e pakicës kombëtare boshnjake)
7. “Partia Ruse Serbia në BRICS – Slobodan Nikolić” (lista zgjedhore e pakicës kombëtare ruse)
8. “E Djathta Autentike – Dr. Miloš Jovanović – DSS e Re – Monarkistët, Koalicioni Serb – Shpresa, Alternativa Demokratike Kombëtare, Partia e Re Demokratike e Serbisë, Lëvizja për Mbretërinë e Serbisë, Serbia e Trimë”
9. “Serbia Europiane: Marinika Tepić, Zdravko Ponos, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, Zemra e Qendrës Serbe, Solidariteti, Vetëmbrojtja, Çlirimi”
10. “SDA Sanxhak – Gardianët e Sanxhakut” (Lista zgjedhore e pakicës kombëtare boshnjake)
11. “Bogoljub Kariq – Lëvizja e Forcave Serbe – BK”
12. “Partia Liberale e Gjelbër – për një Serbi të lirë dhe më të pastër”
13. “Unë zgjedh drejtësinë – Unë zgjedh të ardhmen – Forca e koalicionit – Prof. Dr. Ferid Bulić – Vasilios Provelegios – Partia e së Ardhmes dhe Zhvillimit – Partia Qytetare e Grekëve të Serbisë” (lista zgjedhore e pakicave kombëtare boshnjake dhe greke)
14. “Partia e Unitetit Ruso-Serb – Rusët dhe Serbët Vëllezër Përgjithmonë” (lista zgjedhore e pakicës kombëtare ruse)
15. “Babi, kjo është për ty – Petar Gjuriç – Kryeministër i Serbisë”
16. “Vladimir Gajić – Alternativa për Serbinë – Partia Popullore, Rebelimi – Serbia e Vërtetë”
17. “Koalicioni Shqiptar” (lista zgjedhore e pakicës kombëtare shqiptare)
18. “Nëna Serbi – Gruda” (lista zgjedhore e pakicës kombëtare sllovake)

Këto janë zgjedhjet e 15-ta parlamentare në Serbi që prej rikthimit të sistemit shumëpartiak në vitin 1990 dhe të dhjetat të parakohshme.

Previous Post

Me stola guri e karrige druri, Kryeministri Rama vazhdon kërkesën ndaj studentëve dhe i fton sërish në Dialog

Next Post

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, parashikimi i motit për këtë të diel

Next Post
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, parashikimi i motit për këtë të diel

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, parashikimi i motit për këtë të diel

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al