Sunday, October 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Foto-Lajm/ Çfarë nuk u pa nga protesta? Breshëri fishekzjarrësh, shpërthime molotovësh, gaz lotsjellës dhe përplasje të ashpra polici-protestues

timoni.al by timoni.al
October 24, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Foto-Lajm/ Çfarë nuk u pa nga protesta? Breshëri fishekzjarrësh, shpërthime molotovësh, gaz lotsjellës dhe përplasje të ashpra polici-protestues
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e zhvilluar sot në Tiranë u shoqërua me përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë, me hedhje fishekzjarrësh, molotovësh, djegie kazanësh dhe dëmtime të bizneseve. Konfliktet u intensifikuan gjatë natës, ndërsa sheshi Skënderbej dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbushën në disa momente me tym dhe “mjegull” nga gazi lotsjellës. Protestuesit u shpërndanë në disa grupe dhe krijuan fronte të ndryshme përballë efektivëve të policisë, që ishin angazhuar në terren me rreth 2,000 forca.

Në rresht të parë të protestuesve ishin disa të rinj, disa të maskuar dhe me shkopinj, që hodhën molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. Si reagim, forcat e rendit përdorën autobotët me ujë, plumba gome, spraj me piper dhe gaz lotsjellës në masë për të riorganizuar turmat dhe për të larguar manifestuesit nga zonat e qëndrimit. Përplasjet kryesore u zhvilluan pranë Kryeministrisë dhe në sheshin Skënderbej, ku u raportua se një nga konfrontimet ishte nga më të fortët që prej datës 13 tetor, kur nisi vala e protestave të dhunshme.

Gjatë incidentit u regjistruan zjarre të vogla që u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit; një derë e Mistrisë së Bujqësisë dhe një kioskë pranë qendrës u përfshinë nga flakët, ndërsa protestuesit i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave. U dëmtuan xhamat e disa bizneseve, përfshirë një bankë të nivelit të dytë në zonën e “Vasil Shantos”. Një pjesë e protestuesve marshuan dhe drejtuan fishekzjarrë edhe ndaj selisë së Partisë Socialiste dhe pranë Bankës së Shqipërisë.

Si pasojë e përplasjeve pati persona të lënduar dhe shoqërime. Në spital u paraqitën për ndihmë mjekësore një deputet, katër protestues, një polic dhe dy përfaqësues të medias. Raportohet gjithashtu se dy qytetarë kanë marrë plagë trupore nga plumbat e gomës. Një protestues dhe një efektiv u përfshinë nga flakët dhe morën ndihmë nga kolegët. Policia u shpërnda në disa zona, duke vijuar operacionet për menaxhimin e situatës.

Previous Post

Protestat në Francë intensifikohen, përplasje me policinë në Marsejë; 135 të arrestuar

Next Post

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i Tifozave Kuq e Zi plagosur në sy me plumb gome në Tiranë

Next Post
Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i Tifozave Kuq e Zi plagosur në sy me plumb gome në Tiranë

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i Tifozave Kuq e Zi plagosur në sy me plumb gome në Tiranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al