Thursday, October 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deklarata e Kim Kardashian që tërhoqi vëmendjen: A i plotëson Lewis Hamilton 55 kriteret?

timoni.al by timoni.al
October 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Deklarata e Kim Kardashian që tërhoqi vëmendjen: A i plotëson Lewis Hamilton 55 kriteret?
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me deklaratat për jetën e saj sentimentale, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tanishme po shkon drejt përmirësimit dhe se partneri i saj përmbush të gjitha kërkesat që ajo ka. Në episodin më të fundit të reality show-t “The Kardashians”, Kardashian nuk përmendi emrin e Lewis Hamiltonit, por zbuloi se personi me të cilin është aktualisht në një lidhje i plotëson të gjitha 55 kriteret që ajo kërkon te partneri ideal. Deklarata u dha gjatë një bisede me aktoren dhe komedianen Nikki Glaser, në kuadër të xhirimeve për filmin “The Fifth Wheel”.

E pyetur se si ndihej kur gjen dikë që përputhet plotësisht me pritshmëritë e saj, Kim u përgjigj se është “shumë, shumë e lumtur”, duke treguar se po përjeton një periudhë të veçantë në jetën personale. Një detaj tjetër që ngjalli interes ishte pohimi i saj se 44 për qind e prejardhjes së saj është britanike; ndjekësit e interpretuan këtë si një aludim të mundshëm ndaj Hamiltonit, i cili garon me numrin 44.

Thashethemet për një marrëdhënie mes Kardashian dhe pilotit të Formula 1 nisën në fillim të vitit 2026. Që atëherë, shfaqjet e përbashkëta të dyshes kanë rritur interesin e mediave dhe të fansave. Kim është parë duke mbështetur Hamiltonin në aktivitete të Formula 1, përfshirë Çmimin e Madh të Singaporit, çka ka ushqyer më tej spekulimet rreth lidhjes së tyre.

Kardashian është nënë e katër fëmijëve nga martesa me reperin Kanye West, me të cilin u nda në vitin 2021. Në deklarata të mëparshme ajo kishte thënë se nuk ndihej e detyruar të fillonte menjëherë një marrëdhënie të re dhe se i nevojitej kohë për të gjetur ekuilibrin mes jetës personale dhe karrierës. Së fundi, pohimi se partneri i saj përmbush të gjitha 55 kriteret e mashkullit ideal ka rritur kureshtjen rreth jetës së saj sentimentale dhe ka rikthyer vëmendjen mbi raportin e përfolur me Lewis Hamiltonin. Top Channel.

Previous Post

Jurgen Klopp bën zgjedhjen përpara El Clasico: Do të mbështes skuadrën më të mirë

Next Post

Ish futbollistët u shtirën si agjentë sportivë, pezullohen dhe rrezikojnë dënim penal

Next Post
Ish futbollistët u shtirën si agjentë sportivë, pezullohen dhe rrezikojnë dënim penal

Ish futbollistët u shtirën si agjentë sportivë, pezullohen dhe rrezikojnë dënim penal

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al