Thursday, October 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, përfshirë ndihmën për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

timoni.al by timoni.al
October 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, përfshirë ndihmën për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbretëria e Bashkuar do të akordojë deri në 5 milionë paund për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar. Paketa e re e ndihmës, që përfshin edhe Shqipërinë, u njoftua nga ministri i Shtetit për Evropën në MB, Lord Wood of Anfield, në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi.

Financimi synon të mbështesë institucionet e vendeve të rajonit përmes trajnimeve, ekspertizës britanike dhe forcimit të shkëmbimit të informacionit. Qëllimi është goditja e krimit të organizuar dhe parandalimi i shfrytëzimit të emigrantëve nga rrjetet kriminale.

Nga Budva, ministri britanik tha se bandat kriminale kanë shfrytëzuar prej kohësh rajonin, duke përfituar nga njerëzit e pambrojtur dhe duke rrezikuar jetët e tyre. Sipas tij, financimi i ri do të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe sigurinë e Evropës.

Sipas njoftimit për media, pajisjet dhe trajnimet e financuara nga Londra kanë ndihmuar autoritetet e Ballkanit Perëndimor të kryejnë më shumë se 100 ndërhyrje ndaj emigrantëve që prej qershorit 2026, si dhe të godasin disa banda kriminale. Ndihma e re do të vijojë të mbështesë këtë punë operacionale dhe ndërtimin e kapaciteteve lokale.

Programi do të mbështesë punën e Task-Forcës së Përbashkët të EMigracionit (JMTF), një nismë që bashkon specialistë nga vende të ndryshme për të zbuluar, parandaluar dhe ndërprerë aktivitetet e paligjshme të emigracionit. Task-forca ka zhvilluar operacione në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Qeveria britanike njoftoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të goditur rrjetet e trafikimit dhe për të penguar organizatorët e emigracionit të paligjshëm përpara se të vënë në rrezik më shumë persona.

Previous Post

Ligji i të drejtave të autorit: platformat e huaja që operojnë në Shqipëri duhet të kenë përfaqësues ligjor

Next Post

Çfarë ndodhi me bojkotin e Realit ndaj Topit të Artë? Los Blancos duket se e kanë marrë vendimin

Next Post
Çfarë ndodhi me bojkotin e Realit ndaj Topit të Artë? Los Blancos duket se e kanë marrë vendimin

Çfarë ndodhi me bojkotin e Realit ndaj Topit të Artë? Los Blancos duket se e kanë marrë vendimin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al