Thursday, October 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK konfirmon hetimin për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri: Nuk mund të zbulojmë sekretin hetimor

timoni.al by timoni.al
October 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
SPAK thellon hetimet dhe sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka në hetim një çështje për trafik armësh që dyshohet të kenë ardhur nga Kosova drejt Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve të Prokurorisë për shtator 2026. Ekzistencën e hetimit e ka konfirmuar vetë Prokuroria e Posaçme në përgjigje të një kërkese për informacion nga një media në Kosovë, duke vënë në dukje se bëhet fjalë për një “çështje që lidhet me trafik armësh të ardhura nga Kosova”.

Prokuroria nuk ka dhënë informacione të tjera rreth hetimit, përfshirë emrat e personave të përfshirë, mënyrën e kalimit të armëve nga Kosova në Shqipëri apo rezultatet e veprimeve hetimore, duke iu referuar sekretit hetimor. Në përgjigjen e datës 17 shtator 2026, SPAK citon nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale si bazë ligjore për moszbulimin e veprimeve dhe rezultateve të fazës së hetimit paraprak.

Media nga Kosova kishte dërguar më 1 shtator një set prej 15 pyetjesh drejtuar SPAK, ku kërkohej informacion mbi numrin e rasteve të hetuara dhe mbi identitetin e personave të përfshirë, përfshirë nëse mes tyre kishte shtetas kosovarë. Pyetjet përfshinin gjithashtu kërkesa për detaje mbi origjinën e armëve të sekuestruara në Shqipëri dhe gjurmimin e tyre.

Mes pyetjeve ishin nëse hetimet kanë identifikuar armë të vjedhura ose të humbura në Kosovë që më pas janë trafikuar në Shqipëri, ose situata ku armë të blera ligjërisht në Kosovë kanë përfunduar në tregun e paligjshëm shqiptar. Media kërkoi gjithashtu informacion lidhur me ekzistencën e mundshme të grupeve kriminale që veprojnë në të dyja anët e kufirit dhe nëse trafiku i armëve lidhet me veprimtari të tjera kriminale, si trafiku i narkotikëve dhe pastrimi i parave.

Pyetjet përfshinin edhe aspektin e bashkëpunimit mes SPAK dhe autoriteteve kosovare për gjurmimin e armëve, verifikimin e numrave serialë dhe pronësisë, si dhe për evidentimin e rasteve të raportuara si vjedhje. Përtej konfirmimit të ekzistencës së hetimit, Prokuroria e Posaçme nuk ka bërë publike detaje të mëtejshme.

Previous Post

Si arriti SPAK sekuestrimin e parave dhe makinave të Çopjave në Elbasan nga komunikime të koduara

Next Post

Bojkoti i proceseve gjyqësore; ratifikohet Konventa për Mbrojtjen e Avokatëve — Gogu: Shteti merr përsipër 5 detyrime

Next Post
Bojkoti i proceseve gjyqësore; ratifikohet Konventa për Mbrojtjen e Avokatëve — Gogu: Shteti merr përsipër 5 detyrime

Bojkoti i proceseve gjyqësore; ratifikohet Konventa për Mbrojtjen e Avokatëve — Gogu: Shteti merr përsipër 5 detyrime

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al