Thursday, October 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zelensky për CNN: Nuk kam asgjë personale me Trump — lehtësimi i sanksioneve do ta fuqizonte Putinin

timoni.al by timoni.al
October 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Zelensky për CNN: Nuk kam asgjë personale me Trump — lehtësimi i sanksioneve do ta fuqizonte Putinin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mosmarrëveshjet me Donald Trump nuk janë personale, por paralajmëroi se çdo lehtësim i sanksioneve ndaj Rusisë do ta forconte Vladimir Putinin dhe do të rrezikonte përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë për CNN nga Kievi, ai theksoi: “Qëndrimi im ndaj Putinit është shumë i qartë. Mendoj se nëse heqim sanksionet, do t’a bëjmë atë më të fortë… unë jam kundër çdo lehtësimi të sanksioneve.”

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Ukrainës janë tensionuar javët e fundit. Zelensky kishte kritikuar më parë Trumpin pas njoftimit për blerjen e karburantit rus, ndërsa vendimi i Trump për të lehtësuar disa sanksione nxiti kritika edhe brenda partisë së tij. Po ashtu, kufizimet në shërbimin satelitor Starlink dhe vonesat në furnizimet me armë kanë shtuar shqetësimet në Kiev.

Intervista u zhvillua ndërsa administrata amerikane po intensifikonte përpjekjet diplomatike për të arritur një përfundim të konfliktit, që ka hyrë në vitin e pestë. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, zhvilloi një takim treorësh me Putin në Shën Petersburg, pas një takimi me Zelenskyn në Norvegji. Pas takimit me Witkoffin, Putin pranoi zhvillimin e bisedimeve në nëntor, por pa dhënë shumë hollësi. Zelensky cilësoi takimin në Oslo si produktiv, por shprehu dyshime për gatishmërinë e Putinit për paqe: “Putini po luan… ai luan me jetët e njerëzve të tjerë dhe, natyrisht, nuk dëshiron ta ndalë luftën.”

Trump deklaroi se administrata e tij është më pranë se kurrë arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, por Rusia ndërmori një sulm të ri gjatë natës, duke lëshuar qindra dronë dhe raketa balistike drejt Ukrainës. Zelensky la të kuptohet se Ukraina mund të shqyrtojë ngrirjen e vijave aktuale të frontit si mënyrë për të arritur armëpushimin dhe për të nisur negociatat, por bëri të qartë se dorëzimi i territoreve ndaj Rusisë nuk është opsion i pranueshëm: “Vendi ynë është shumë i rëndësishëm… Nuk bëhet fjalë për kilometra.”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se përplasjet kryesore në negociata lidhen me të ardhmen e pjesës së mbetur të Donbasit. Një tjetër shqetësim i Kievit mbetet mungesa e raketave interceptuese; shkëmbimi i inteligjencës me SHBA është rikthyer, por shërbimi Starshield i SpaceX ende nuk është rikthyer plotësisht. Zelensky përmbylli kërkesat kryesore të Ukrainës: “Të mos i heqin sanksionet Putinit dhe të na japin raketa më të mira.”

Previous Post

Analizë: Zgjedhjet që mund të trondisin pushtetin e Vuçiçit në Serbi

Next Post

Gjykatat e Strasburgut japin vendim për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Rumani, si preken magjistratët në Shqipëri

Next Post
Gjykatat e Strasburgut japin vendim për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Rumani, si preken magjistratët në Shqipëri

Gjykatat e Strasburgut japin vendim për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Rumani, si preken magjistratët në Shqipëri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al