Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ideja bujshme e Juventusit: bardhezinjtë duan të zëvendësojnë Spallettin me Inzaghin

timoni.al by timoni.al
October 20, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, Sport
0
Ideja bujshme e Juventusit: bardhezinjtë duan të zëvendësojnë Spallettin me Inzaghin
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Luciano Spallettit te Juventusi është vënë në diskutim, ndërsa emra si Simone Inzaghi, Antonio Conte dhe Stefano Pioli përmenden si alternativa të mundshme për stolin e bardhezinjve. Edhe pse kontrata e Spallettit u rinovua disa muaj më parë, rezultatet e skuadrës mund të ndikojnë vendimin e drejtuesve të klubit. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi nuk planifikon ndryshime të menjëhershme në stafin teknik, por nëse skuadra nuk shfaq përmirësim në ndeshjet e ardhshme, drejtuesit mund të shqyrtojnë opsione të tjera.

Në rast përkeqësimi të situatës, Antonio Conte përmendet si një emër që mund të nisë menjëherë një kapitull të ri te Juventusi. Stefano Pioli shihet si një zgjidhje e mundshme e përkohshme, me mundësinë që drejtuesit të vlerësojnë rezultatet e tij përpara se të marrin një vendim përfundimtar. Megjithatë, ideja e klubit mbetet ruajtja e vazhdimësisë me Spallettin nëse performancat dhe paraqitjet e ekipit përmirësohen.

Nëse Juventusi arrin objektivat e sezonit — përfshirë kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe ecuri pozitive në kompeticionet e tjera — çështja e trajnerit mund të shtyhet deri në fund të sezonit. Në këtë skenar, Simone Inzaghi përmendet si një nga kandidatët më të fortë, krahas Antonio Contes. Inzaghi vlerësohet për aftësinë në menaxhimin e grupit, zhvillimin e lojtarëve dhe përshtatjen me objektivat e drejtuesve të klubit; përvoja e tij te Lazio dhe Interi konsiderohet si një pikë e fortë.

Gjatë karrierës së tij në Itali, Inzaghi ka fituar trofe të rëndësishëm me Lazion dhe Interin, përfshirë titullin kampion të Serie A me Interin, dhe ka treguar aftësi për të ndërtuar skuadra konkurruese dhe për të përmirësuar performancën e lojtarëve. Një tjetër element që mund ta favorizojë është përvoja në menaxhimin e klubeve me objektiva të larta, duke ruajtur ekuilibrin mes kërkesave sportive dhe atyre financiare. Top Channel

Previous Post

Policia i bën thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë

Next Post

Situata te Kryeministria përshkallëzohet: Përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdoret spraj me piper, nisin shoqërimet

Next Post
Situata te Kryeministria përshkallëzohet: Përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdoret spraj me piper, nisin shoqërimet

Situata te Kryeministria përshkallëzohet: Përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdoret spraj me piper, nisin shoqërimet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al