Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas protestave të dhunshme, Kumbaro: Psikologë në dispozicion për nxënësit dhe familjet

timoni.al by timoni.al
October 20, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Pas protestave të dhunshme, Kumbaro: Psikologë në dispozicion për nxënësit dhe familjet
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Edi Rama zhvilluan mëngjesin e sotëm një takim me drejtuesit e shkollave të mesme të Tiranës në ambientet e Ministrisë së Arsimit. Gjatë takimit, Kumbaro shprehu mirënjohje për drejtuesit e shkollave, të cilët i vlerësoi si “shtylla e besimit tek prindërit” dhe si garanci kryesore në komunikimin me familjet.

Ajo vuri në dukje se në gjimnaze pjesëmarrja ka qenë “shumë më e lartë” krahasuar me ditën e premte, kur niveli i mungesave u rrit për shkak të frikës dhe panikut të prindërve që të dërgonin fëmijët në shkollë. Ministrja theksoi rëndësinë e mbështetjes psikologjike për nxënësit që janë përballur me pamje dhe përvoja që nuk duhej t’i njihnin si adoleshentë, duke garantuar se procesi mësimor do të plotësohet i gjithi.

Kumbaro njoftoi gjithashtu ngritjen e një ekipi psikologësh, që do të jenë në dispozicion të familjeve, prindërve dhe fëmijëve të përfshirë në protestat e dhunshme ose që, në një mënyrë apo në një tjetër, janë përfshirë në incidente. Ajo përmendi si kategori të prekshme edhe adoleshentët të shoqëruar nga policia apo ata që kanë qenë pjesë e skenave jo të zakonshme për moshën e tyre. “Është detyra jonë t’u ofrojmë gjithë këshillimin psikologjik për të mos lejuar që këto trauma të jenë pjesë historikut të jetës së tyre”, tha ministrja, duke nënvizuar angazhimin për të parandaluar ndikimet afatgjata tek fëmijët dhe adoleshentët.

Përveç fokusit në mbështetjen psikologjike dhe garantimin e vazhdimësisë së mësimit, Kumbaro përmendi edhe forcimin e komunikimit me oficerët e sigurisë gjatë këtyre ditëve, pa dhënë detaje të tjera operacionale. Takimi u zhvillua në ambientet e Ministrisë, ku drejtuesit e shkollave të mesme të Tiranës u takuan me drejtuesit qendrorë të arsimit për të koordinuar veprimet dhe për të adresuar situatat emergjente në institucionet shkollore.

Previous Post

E kryer/ Glen Daja merr drejtimin e ekipit pretendent për Superioren, rasti unik i përballjes me babain

Next Post

Dialog/ Episodi i veçantë para kryeministrisë, shfaqen karrige me thirrjen e vazhdueshme për të folur

Next Post
Dialog/ Episodi i veçantë para kryeministrisë, shfaqen karrige me thirrjen e vazhdueshme për të folur

Dialog/ Episodi i veçantë para kryeministrisë, shfaqen karrige me thirrjen e vazhdueshme për të folur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al