Monday, October 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Situata është nën kontroll, Ministria e brendshme: Policia e Shtetit; përgjegjësia do të vlerësohet individualisht sipas veprimeve

timoni.al by timoni.al
October 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Situata është nën kontroll, Ministria e brendshme: Policia e Shtetit; përgjegjësia do të vlerësohet individualisht sipas veprimeve
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, deklaroi se situata gjatë protestës në Tiranë është nën kontroll, megjithëse janë regjistruar akte dhune dhe një sulm ndaj Gjykatës së Apelit. Ajo nënvizoi se Policia e Shtetit vijon detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe se e drejta për të protestuar nuk përjashton përgjegjësinë për veprime të dhunshme.

Ruseti i bëri thirrje të rinjve të largohen nga dhuna dhe paralajmëroi se shkeljet e ligjit mund të sjellin përgjegjësi penale, përfshirë edhe për të miturit, sipas moshës dhe natyrës së veprës. Ajo sqaroi se, sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç, dhe se përgjegjësia do të vlerësohet individualisht mbi bazën e veprimeve dhe provave, duke respektuar prezumin e pafajësisë.

Zëvendësministrja përmendi veprime konkrete që nuk do të tolerohen: dhunë ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë, dëmtim dhe shkatërrim të pronës publike apo private, zjarrvënie, vjedhje dhe mbajtje e paligjshme e armëve dhe mjeteve shpërthyese. Ajo theksoi se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e të tjerëve vetëm për faktin se ndodhej në të njëjtën protestë.

Ruseti shtoi se interesi më i lartë i fëmijës, e drejta për mbrojtje dhe trajtimi me dinjitet do të udhëheqin çdo veprim institucional të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të shtetit shqiptar. Qëllimi, sipas saj, është parandalimi i dëmtimit të të miturve dhe përfshirjes së mëtejshme të tyre në veprimtari kundërligjshme.

Në përfundim, iu bë thirrje të rinjve që ndodhen pranë zonave të përplasjeve të largohen dhe të mos lejojnë që nxitja e dikujt tjetër, presioni i grupit apo thirrjet në rrjetet sociale t’i çojnë drejt veprimeve të rrezikshme. Ruseti i ftoi të ushtrojnë të drejtën për protestë në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, duke rikujtuar se përgjegjësitë ligjore do të zbatojnë sipas rasteve.

Previous Post

Allegri drejt Napoli-Bodo/Glimt: Kam komunikuar me De Laurentiis, por tani duhet të punojmë në heshtje

Next Post

Tensionet përshkallëzohen, protestuesit u vënë flakën kazanëve të plehrave te Piaca për të ngadalësuar policinë

Next Post
Tensionet përshkallëzohen, protestuesit u vënë flakën kazanëve të plehrave te Piaca për të ngadalësuar policinë

Tensionet përshkallëzohen, protestuesit u vënë flakën kazanëve të plehrave te Piaca për të ngadalësuar policinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al