Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, thirrjes për protestë nuk i janë përgjigjur ende studentët. Protesta ishte paralajmëruar të nisë rreth orës 10:00, por deri në momentin e raportimit nuk është regjistruar grumbullim i studentëve në ambientet e universitetit. Mes studentëve vijojnë të shprehen qëndrime të ndryshme, përfshirë kundërshtime ndaj nismës. Disa studente deklarojnë se nuk mbështesin protestën dhe pretendojnë se një pjesë e studentëve po nxiten të ndërpresin mësimin për t’iu bashkuar thirrjes ose thjesht për të mos marrë pjesë në mësim. Nga ana tjetër, mbetet e paqartë nëse në orët e ardhshme studentët do t’i përgjigjen thirrjes për protestë dhe sa do të jetë pjesëmarrja e tyre. Top Channel

