Nga Almer Toska
Edi Rama, në vend që të dëgjojë rininë që ka dalë në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë, zgjedh të flasë për para dhe shpërblime për policët që përballen me protestuesit.
Ai u ka premtuar 2500 euro shpërblim policëve që mobrojnë atë nga fundi që po i vjen. Ai e di që e ka fundit tragjik. Si Asadi Sirisë. I premtoi policëve 2500 euro që ata të “vrasës me pagesë” të cunave dhe gocave tona. Policët të “shdëpin në dru” fëmijët e shqiptarëve ndërsa Rama të gëzoj milionat e vjedhura me Belindën.
Polici nuk është armik i studentit. Studenti nuk është armik i policit. Të dy janë bij të këtij vendi. Kanë familje, kanë halle, kanë fëmijë dhe kanë një të ardhme që duhet ta ndërtojnë së bashku.
Por një kryeministër që e sheh rininë në rrugë si kundërshtar dhe policinë si mburojë personale, po krijon një përplasje të rrezikshme mes shqiptarëve.
Asnjë shumë parash nuk mund ta blejë ndërgjegjen. Asnjë shpërblim nuk mund ta kthejë dhunën në drejtësi. Dhe asnjë pushtet nuk është më i madh se populli.
Policët kanë detyrën të ruajnë rendin dhe të mbrojnë qytetarët, jo të bëhen instrument i një lufte politike kundër rinisë.
Edi Rama duhet ta kuptojë një gjë: këta 16-vjeçarë janë fëmijët e Shqipërisë. Janë brezi që nesër do të drejtojë këtë vend. Ata nuk duhen trajtuar si armiq, por duhen dëgjuar.
Sepse kur një qeveri ka nevojë të blejë qetësinë me shpërblime, ndërsa përballë ka rininë e zemëruar, problemi nuk është te fëmijët. Problemi është te pushteti që nuk di më të dëgjojë! Ngrihu se ska kthim pas. Rama ka marr fund. Do iki dhe pikë!

