Monday, October 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tragjedi në Egje: 6 emigrantë mbyten në Mitilini, mes viktimave një grua dhe një foshnjë

timoni.al by timoni.al
October 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Tragjedi në Egje: 6 emigrantë mbyten në Mitilini, mes viktimave një grua dhe një foshnjë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tragjedi tjetër ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në detin Egje, 3.5 milje në juglindje të ishullit grek të Mitilinit. Sipas rojës bregdetare greke, mes viktimave është edhe një grua dhe një bebe pak muajshe.

Autoritetet greke bëjnë me dije se ngjarja ndodhi gjatë ndjekjes së një skafi me emigrantë, i cili kishte hyrë në ujërat greke pa sinjalistikë. Drejtuesi i skafit, një shtetas turk 37 vjeç, refuzoi të ndalojë edhe pse roja bregdetare greke i bëri shenja disa herë. Në rrethana ende të paqarta, skafi i klandestinëve dhe ai i rojës bregdetare u përplasën; si pasojë 6 vetë u nxorën pa shenja jete, ndërsa 8 të tjerë, mes tyre dhe trafikanti 37-vjeçar, u shpëtuan.

Të shpëtuarit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në zonë po vazhdojnë kërkimet, pasi ka dyshime se ka ende persona të zhdukur në ujërat e ftohta të Egjeut. Lidhur me incidentin, prokuroria e Mitilinit urdhëroi një hetim urgjent. Po ashtu, ka nisur një hetim i brendshëm i rojës bregdetare greke për tejkalim kompetencash prej drejtuesit të barkës së rojës bregdetare.

Në zonë ndodhen edhe ekipe të Frontex, ndërsa zona e Egjeut lindor përmendet si një prej pikave më të nxehta të hyrjes së emigrantëve të paligjshëm drejt Bashkimit Europian.

Raporti i rojës bregdetare dhe veprimet hetimore synojnë të sqarojnë rrethanat e përplasjes dhe numrin e personave të përfshirë. Autoritetet vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet për të verifikuar shkakun e incidentit dhe përgjegjësitë procedurale të përfshira. Top Channel.

Previous Post

Sulm i armatosur ndaj aktorit të Bollywood-it: Tiger Shroff i shpëton plumbave, shoferi i tij plagoset

Next Post

The Wall Street Journal: Putin propozon samit për Ukrainën me Trump dhe Xi Jinping, pa praninë e Zelenskyt

Next Post
The Wall Street Journal: Putin propozon samit për Ukrainën me Trump dhe Xi Jinping, pa praninë e Zelenskyt

The Wall Street Journal: Putin propozon samit për Ukrainën me Trump dhe Xi Jinping, pa praninë e Zelenskyt

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al