Sunday, October 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë që përdorej nga persona të maskuar në protestë

timoni.al by timoni.al
October 18, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë që përdorej nga persona të maskuar në protestë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publike, Albert Nushi, njoftoi se gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov, doza kanabisi, vida, sfera metalike dhe prova të tjera materiale, të cilat sipas Policisë janë përdorur nga persona të maskuar dhe të dhunshëm gjatë sulmeve ndaj punonjësve të Policisë.

Policia e Shtetit raportoi se për gjashtë ditë ka patur sulme të pandërprera, për orë të gjata, nga grupe personash të maskuar që kanë përdorur gurë, pllaka guri, sfera metalike, vida, sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov për të dhunuar punonjësit e policisë. Këto grupe, shton njoftimi, kanë sulmuar dhe dëmtuar institucione shtetërore, institucione të drejtësisë, institucione bankare, si dhe pronë publike dhe private. Raportohet gjithashtu për thirrje në platforma online dhe rrjete sociale për vrasjen e punonjësve të Policisë dhe djegien e automjeteve të Policisë.

Diten e djeshme, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mori një telefonatë që njoftonte për prani të elementëve të armatosur midis protestuesve dhe për qëllime me armë zjarr gjatë sulmeve me lëndë piroteknike. Për shkak të rrezikut për jetën e punonjësve të paarmatosur në terren, Policia thotë se aktivizoi strukturat speciale RENEA dhe përdori në mënyrë të kufizuar pajisjet speciale për menaxhimin e turmave, sipas procedurave dhe shkallës së rrezikut.

Policia bëri thirrje që pjesëmarrësit në protesta të distancohen nga dhuna dhe personat e maskuar dhe kujtoi se ligji për tubimet ndalon pjesëmarrjen me veshje që fshehin identitetin. Kur evidentohen persona që fshehin identitetin dhe ushtrojnë dhunë, Policia njofton se vepron sipas kompetencave ligjore, duke shpërndarë tubimet kur plotësohen kushtet e nevojshme.

Grupet e maskuara kanë djegur pronë dhe sinjalistikë, përfshirë hyrjen e godinës së Gjykatës së Lartë. Në Tiranë janë shoqëruar 54 shtetas; 27 arrestime dhe 27 procedime penale. Në Shkodër e Vlorë janë proceduar penalisht 19 persona. Nga sulmet në Tiranë u plagosën 37 punonjës policie. Policia apelon tek prindërit të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve dhe njofton se po identifikon individët përmes pamjeve filmike dhe hetimeve të tjera. Po ashtu mohon lajmet për ardhjen e oficerëve nga policitë partnere si të pavërteta dhe vlerëson se përhapja e tyre synon të krijojë klimë konfliktuale. Policia e Shtetit deklarohet e vendosur të mbrojë rendin kushtetues, sigurinë e qytetarëve dhe pronën publike e private.

Previous Post

Bayern: Kompany ka probleme shëndetësore; si është gjendja e trajnerit të bavarezëve?

Next Post

Frikë nga grumbullimi i protestuesve, Policia zhvendoset te Kuvendi dhe blindon hyrjet

Next Post
Frikë nga grumbullimi i protestuesve, Policia zhvendoset te Kuvendi dhe blindon hyrjet

Frikë nga grumbullimi i protestuesve, Policia zhvendoset te Kuvendi dhe blindon hyrjet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al