Friday, October 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

26 arrestime me shenja dhune në Bllokun e Sigurisë — Avokati Shabani: Të miturit pyetën pa prindër e psikolog

timoni.al by timoni.al
October 16, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
26 arrestime me shenja dhune në Bllokun e Sigurisë — Avokati Shabani: Të miturit pyetën pa prindër e psikolog
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, publikoi më 16 tetor gjetjet paraprake të monitorimit të bërë gjatë katër ditëve të fundit të protestave, duke theksuar mbipopullim në komisariate, persona me shenja të dukshme dhune dhe shkelje të pretenduara të të drejtave të të miturve. Shabani sqaroi se këto janë gjetje paraprake dhe çdo rast po verifikohet një nga një.

Sipas deklaratës, gjatë 72 orëve të fundit ekipet e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) kontaktuan 214 persona të privuar nga liria në komisariatet nr.1–6 të Tiranës, në Bllokun e Sigurisë, në Spitalin e Traumës dhe në komisariatet e Korçës, Vlorës e Shkodrës. Në Spitalin e Traumës, më 14 dhe 15 tetor, morën shërbim 128 persona: 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur; një pjesë e tyre janë intervistuar dhe u janë administruar ankesa.

Gjetjet përfshijnë ankesa për ushtrim dhune gjatë shoqërimit, mosofrim të kujdesit mjekësor dhe tejkalim të afateve për masën e sigurisë. Për 26 persona të arrestuar në Bllokun e Sigurisë pretendimet dhe shenjat e dukshme të dhunës janë reflektuar në procesverbalet e konstatimit. MKPT evidentoi gjithashtu mungesë shenjash identifikuese te punonjës policie me veshje civile; kjo çështje do të shqyrtohet me prioritet.

Në të gjitha komisariatet e inspektuara u vërejtën ambiente mbi kapacitet. Kushtet në Bllokun e Sigurisë përshkruheshin si të papranueshme: të arrestuar flinin dy në një shtrat ose mbi sfungjerë në dysheme, mungonin batanijet dhe ngrohja, uji i pijshëm sigurohej nga familjarët, dhe mungonin sapuni e letra higjienike. Shërbimi mjekësor ishte i pjesshëm përballë kërkesave. Librat e evidentimit kishin mangësi në regjistrimin e informacionit.

Për të miturit, komisionerët administruan deklarimet para psikologes klinike dhe po verifikohen pretendime për rreth 12 të mitur që dyshohet se janë mbajtur të izoluar në ambientet e një ministrie. Avokati i Popullit kërkon identifikim të plotë të punonjësve policorë në çdo operacion, ndarje të të miturve nga të rriturit dhe përmirësime të menjëhershme në Bllokun e Sigurisë (ujë, ushqim, shtretër, ngrohje, higjienë dhe mjek). MKPT do të vazhdojë monitorimin, dhe çdo person që ka pësuar dhunë ose dëm mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit.

Previous Post

Shehaj publikon pamjet e ambientit ku pretendohet dhunimi i protestuesve; dhjetëra të rinj, edhe të mitur, mbaheshin barkas

Next Post

Bashkia e Vlorës blindohet, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare

Next Post
Bashkia e Vlorës blindohet, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare

Bashkia e Vlorës blindohet, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al