Thursday, October 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Europa League: Milan harron Benfica, shpartallon Salzburg; fitojnë Lyon dhe Bayer Leverkusen

timoni.al by timoni.al
October 15, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Europa League: Milan harron Benfica, shpartallon Salzburg; fitojnë Lyon dhe Bayer Leverkusen
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Milani harron humbjen e rëndë në javën e parë të Europa League dhe merr 3 pikët e para në këtë kompeticion, duke dominuar thuajse gjatë gjithë pjesës së parë. Protagonist u bë Alpha Cisse, i cili shënoi fillimisht në minutën e 15 pas një asistimi të Hutchinson. Golin e dytë e realizoi 17 minuta më vonë pas një asistimi nga Bartesaghi, dhe me avantazhin 2-0 kuqezinjtë shkuan në pushim. Cisse goditi edhe njëherë me të filluar pjesa e dytë për të kompletuar tregolëshin e tij personal dhe për të çuar rezultatin në 3-0. Skuadra e Amorim nuk ndali, dhe në minutën e 72 golin e katërt e shënoi Gonçalo Ramos, që u rikthye te goli me fanellën kuqezi, për të vulosur fitoren 4-0 që mbeti deri në fund dhe i siguronte Milanit tri pikët e para në Europa League.

Në një tjetër përballje, Lyon mposhti Crystal Palace me rezultatin 3-2. Lyon mori avantazhin pas 8 minutash me një gol të Tolisso, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë Nuamah dyfishoi shifrat për ekipin francez, që shkoi 2-0 në pushim. Në fillimin e pjesës së dytë Crystal Palace rihapi sfidën kur Yeremy Pino shkurtoi diferencën në 2-1. Më pas Lyon gjeti rrugën e rrjetës me Sulc për të çuar rezultatin në 3-1, dhe më vonë Kamada për Crystal Palace shkurtoi përsëri në 3-2. Këto shifra mbetën deri në përfundim të ndeshjes, me Lyon që arriti në kuotën e 6 pikëve.

Bayer Leverkusen gjithashtu shënoi fitore, 4-0 në transfertë ndaj Lech Poznan. Gjermanët zgjidhën ndeshjen kryesisht në pjesën e parë: Patrick Schick realizoi dy herë, të dyja me penallti, ndërsa Malik Tillman ishte golashënuesi tjetër për ekipin e aspirinave. Në minutat shtesë Ibrahim Maza vulosi rezultatin 4-0. Kjo ishte fitorja e dytë e Bayer Leverkusen në po kaq ndeshje, duke i çuar gjithashtu në 6 pikë.

Previous Post

Dhuna nuk ndalet, protestuesit arrijnë të hyjnë në Ministrinë e Financave; thyhen xhamat e KQZ

Next Post

Përplasje e fortë mes efektivëve dhe protestuesve; breshëri gurësh ndaj dhjetëra automjeteve policore, blutë zmbrapsen

Next Post
Përplasje e fortë mes efektivëve dhe protestuesve; breshëri gurësh ndaj dhjetëra automjeteve policore, blutë zmbrapsen

Përplasje e fortë mes efektivëve dhe protestuesve; breshëri gurësh ndaj dhjetëra automjeteve policore, blutë zmbrapsen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al