Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK godet grup të strukturuar kriminal që ndihmonte kalimin e paligjshëm të kufijve, arrestohen shtatë persona

timoni.al by timoni.al
October 13, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra… SPAK zgjeron hetimin për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi masat e sigurimit personal ndaj shtatë shtetasve, të dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal që organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të kufirit për shtetas të huaj. Masat janë caktuar me vendimin nr. 71, datë 11.10.2026, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 236, të vitit 2023. Përveç ekzekutimit të masave janë kryer 11 kontrollime personale dhe të banesave.

Hetimi ka për objekt veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” në formën e bashkëpunimit dhe të grupit të strukturuar kriminal, si dhe vepra të parashikuara nga nenet 298, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimi nisi nga referimi i Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale. Bazuar në informacione operative dhe hetime proaktive me metoda speciale, Policia Gjyqësore evidentoi ekzistencën e grupit që ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar aktivitetin e paligjshëm.

Janë ekzekutuar masa sigurimi “Arrest me burg” për personat e identifikuar me inicialet K., H., B., Gj. dhe N., të dyshuar për veprat penale të përmendura; për disa prej tyre akuzat përfshijnë shfrytëzimin e funksionit shtetëror sipas nenit 298 paragrafi 3 dhe 4. Një tjetër shtetase me inicialet B. është vendosur me masën “Arrest në shtëpi”.

Sipas hetimit, aktiviteti i paligjshëm konsistonte në organizimin e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve për shtetas kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, kundrejt përfitimit monetar. Personat hynin nga territori i Greqisë jashtë pikave zyrtare në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës, dërgoheshin të organizuar drejt kufirit verior në Shkodër, ku priteshin nga të tjerë për vazhdimësi të trafikimit drejt Malit të Zi.

Hetimi përfshin disa episode të dokumentuara: 1 maj 2024 (3 shtetas), 13–14 maj 2024 (21 shtetas), 19–21 qershor 2024 (11 shtetas), 28 qershor 2024 (17 shtetas), 7 korrik 2024 (tentativë dhe arrest i një shoferi), 8–9 korrik 2024 (12 shtetas; rezultojnë të përfshirë edhe dy punonjës të policisë kufitare) dhe 23–24 korrik 2024 (11 shtetas; pas kalimit në Mal të Zi janë ndaluar dhe më pas janë liruar me bashkëpunimin e autoriteteve malazeze dhe u arrestuan tre pengmarrës). Prokuroria vazhdon hetimet për identifikimin e të gjithë përfshirëve, shqiptarë e të huaj.

Previous Post

Video: Protestuesit thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe hyjnë brenda rrethimit, policia bëhet gardh

Next Post

Policia i shpërndau me presion uji protestuesit, grumbullimi rifillon në Rrugën e Durrësit dhe rikthehen drejt destinacionit fillestar

Next Post
Policia i shpërndau me presion uji protestuesit, grumbullimi rifillon në Rrugën e Durrësit dhe rikthehen drejt destinacionit fillestar

Policia i shpërndau me presion uji protestuesit, grumbullimi rifillon në Rrugën e Durrësit dhe rikthehen drejt destinacionit fillestar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al