Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tre persona shpallen në kërkim për tentativë vrasjeje dhe kanosje me armë në Shkodër

timoni.al by timoni.al
October 13, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Të shtëna me armë në Spaç të Mirditës, një i vdekur; identifikohet viktima
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy raste të rënda kriminale janë zbardhur nga Policia e Shkodrës, ndërsa për ngjarjet janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ngritur procedime për dy ngjarje të ndara, për të cilat po zhvillohen hetime paraprake.

Në rastin e parë është shpallur në kërkim një 25-vjeçar me inicialet K. F., i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas hetimeve paraprake, më 11 tetor 2026, 25-vjeçari dyshohet se ka hyrë në një fushë sportive (kalçeto) në Shkodër dhe i ka drejtuar armën një 27-vjeçari me inicialet J. U., me qëllim vrasjen e tij. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga grupi i hetimit të krimeve, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Në ngjarjen e dytë Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas, F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata dyshohen për kryerjen në bashkëpunim të veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Sipas njoftimeve, më 12 tetor 2026, në një lokal në Shkodër, dy personat dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte një 38-vjeçar me inicialet E. Ç., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim dhe për mbylljen e çështjeve hetimore në lidhje me këto ngjarje. Materialet procedurale të përgatitura nga specialistët e hetimit janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Previous Post

NATO duhet të përgatitet për një sulm hibrid vdekjeprurës — Polonia paralajmëron: Nëse njerëzit fillojnë të vdesin…

Next Post

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve; nafta dhe benzina rriten

Next Post
LAJM I FUNDIT: Bordi i Transparencës përsëri ndryshon çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve; nafta dhe benzina rriten

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al