Monday, October 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata e Fierit shuan burgimin e Sokol Hoxhës, që para thuajse 30 vjetësh vrau dy vëllezërit në Patos

timoni.al by timoni.al
October 12, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Ekskluzive: SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën, arrestuar pas 30 vjetësh arratie për vrasjet në Patos dhe Belgjikë
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Fierit vendosi t’i shuajë dënimin me burg Sokol Hoxhës, autorit të vrasjes së dy vëllezërve Banaj në Patos në vitin 1997. Vendimi erdhi pas kërkesës së tij për “konstatimin e parashkrimit të dënimit penal”, pas kalimit të afatit parashkrues prej 20 vjetësh. Në seancën e mëparshme, gjyqtarja Aurora Tusha kishte shtyrë gjyqin deri më 12 tetor për të kërkuar mendim nga Gjykata e Lartë, ndërsa sot vendimi u mor në harmoni me kërkesën e prokurores së çështjes, Malbora Dinaj, e cila argumentoi se dënimi penal ndaj Hoxhës është parashkruar sipas afateve të përcaktuara në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

Kërkesa e Hoxhës për parashkrimin erdhi rreth një muaj pas ekstradimit të tij nga Shtetet e Bashkuara, dhe u prit me befasi nga opinioni publik. Megjithatë, burime nga IEVP Fier thanë se Hoxha nuk del nga burgu sot dhe mund të mos dalë kurrë, pasi një tjetër gjykatë, jashtë Shqipërisë, e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.

Përveç dënimit në Shqipëri, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit më 29 gusht 1997 në Bruksel. Sipas hetimeve, viktima dyshohej se ishte shfrytëzuar për prostitucion dhe vrasja ndodhi pasi ajo kishte kundërshtuar këtë shfrytëzim.

Në Shqipëri, Hoxha ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit në vitin 2000 për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997 pranë tregut të fruta-perimeve në Patos. Raportimet e kohës përmendin se shkak i konfliktit ishte një debat për një kasetofon makine. Pas ngjarjes Hoxha u largua fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë.

Ai u arrestua në Shtetet e Bashkuara në maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, belge dhe amerikane. Më 6 gusht ai u ekstradua në Shqipëri dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vjetësh.

Previous Post

Armëpushim energjetik, Rusia sfidon Trump: sulm me dronë ndaj centraleve elektrike

Next Post

KLSH: Pesticidet e ndaluara në treg — u zgjatën afatet për dhjetë pesticide të ndaluara në BE, mungon kontrolli

Next Post
KLSH: Pesticidet e ndaluara në treg — u zgjatën afatet për dhjetë pesticide të ndaluara në BE, mungon kontrolli

KLSH: Pesticidet e ndaluara në treg — u zgjatën afatet për dhjetë pesticide të ndaluara në BE, mungon kontrolli

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al