Monday, October 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati me tritol në Gjirokastër: Policia pyet 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit

timoni.al by timoni.al
October 12, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Atentati me tritol në Gjirokastër: Policia pyet 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka marrë në pyetje 23 persona gjatë ditës së djeshme dhe sot, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Beqir Devollit, i njohur si Çilo Hundërri, i cili humbi jetën dy ditë më parë në Gjirokastër. Grupi hetimor është përqendruar te e shkuara e viktimës, marrëdhëniet që ai kishte me persona të ndryshëm dhe çdo rrethanë që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të atentatit.

Mes të pyeturve është edhe Erigers Mela, me të cilin viktima kishte njohje shoqërore. Sipas informacioneve, Mela ka deklaruar para hetuesve se nuk ka asnjë lloj armiqësie me askënd dhe se me viktimën kishte marrëdhënie shoqërore; të dy njiheshin prej kohësh dhe përdornin shpesh edhe makinat e njëri-tjetrit. Erigers Mela është djali i ish-prokurorit të ndjerë Përparim Mela. Në polici kanë dëshmuar edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për konflikte apo armiqësi të tij me persona të tjerë. Sipas familjarëve, Çilo Hundërri kishte qenë vazhdimisht i shqetësuar, por këtë gjendje e lidhnin me faktin se ishte i papunë.

Hetuesit po analizojnë të kaluarën e tij, njohjet dhe kontaktet, për të kuptuar nëse vrasja mund të ketë lidhje me ndonjë konflikt të mëparshëm. Po verifikohen gjithashtu rrethanat e lëvizjeve të viktimës dhe mundësia që autorët ta kenë ndjekur përpara atentatit. Deri më tani, 23 personat e pyetur kanë dhënë informacione për mënyrën se si e njihnin viktimën dhe marrëdhëniet që kishin me të; hetuesit theksojnë se pyetja e tyre nuk nënkupton se këta persona janë të dyshuar për ngjarjen.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet rreth 300 gramë TNT. Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit që i mori jetën Çilo Hundërrit.

Previous Post

Shtyhet dosja Partizani, ja kur do të mbahet seanca e radhës për Sali Berishën

Next Post

Ministri izraelit në Kryesinë e Kuvendit takon kryeparlamentarin Niko Peleshi

Next Post
Ministri izraelit në Kryesinë e Kuvendit takon kryeparlamentarin Niko Peleshi

Ministri izraelit në Kryesinë e Kuvendit takon kryeparlamentarin Niko Peleshi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al