Një ngjarje tragjike në Castellammare di Stabia, pranë Napolit, ka përfunduar me vdekjen e një gruaje 33-vjeçare shtatzënë në muajin e shtatë dhe të foshnjës që mbante në bark. Viktima, Greta Astarita, nënë e një fëmije, paraqiti dhimbje të forta në zonën e ijeve dhe u dërgua nga familjarët në spitalin San Leonardo për vizita dhe ekzaminime mjekësore. Pas vlerësimit të mjekëve në atë moment, ajo u lejuar të kthehej në shtëpi, pasi sipas personelit gjendja nuk kërkonte shtrim.
Në shtëpi ajo pësoi përkeqësim të gjendjes dhe dhimbje të forta, dhe pasi humbi ndjenjat familjarët e transportuan me urgjencë për herë të dytë në të njëjtin spital. Pas rikthimit, situata përkeqësohej shpejt: familjarët thanë se mjekët i njoftuan fillimisht për vdekjen e foshnjës që ajo mbante. Më pas, pas një qëndrimi në repartin e terapisë intensive të spitalit të Castellammare di Stabia, u konfirmua edhe vdekja e zonjës Astarita të shtunën pasdite.
Familjarët kanë depozituar një kallëzim pranë policisë, dhe autoritetet kanë hapur hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse vdekja mund të ishte parandaluar. Hetimi përqendrohet në dy paraqitjet e gruas në spital — në vlerësimin dhe trajtimin që i është dhënë gjatë vizitës së parë — dhe nëse kishte shenja që kërkonin shtrim ose ndërhyrje të mëtejshme. Autoritetet synojnë të përcaktojnë nëse ka pasur mospërputhje në menaxhimin mjekësor dhe përgjegjësi të mundshme.
Deri në përfundimin e hetimeve nuk ka një konkluzion zyrtar mbi shkakun e vdekjes ose mbi ndonjë përgjegjësi mjekësore. Familja e 33-vjeçares është në zi, ndërsa procesi hetimor pritet të hedhi dritë mbi rrethanat e kësaj tragjedie të dyfishtë. Top Channel.

