Sunday, October 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Pesë rrjete televizive nën hetim të Departamentit të Drejtësisë pas bojkotit të mbulimit të presidentit Trump

timoni.al by timoni.al
October 11, 2026
in KRYESORE
0
Pesë rrjete televizive nën hetim të Departamentit të Drejtësisë pas bojkotit të mbulimit të presidentit Trump
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj disa rrjeteve televizive për të përcaktuar nëse kanë shkelur ligjet federale të konkurrencës pasi pezulluan përkohësisht mbulimin e përbashkët të aktiviteteve presidenciale. Muajin e kaluar pesë rrjete ndërprenë pjesëmarrjen në “presidential pool”, sistem ku një grup i kufizuar gazetarësh ndjek aktivitetet e presidentit dhe ndan materialet me pjesën tjetër të medias, si reagim ndaj vendimit të administratës Trump për t’u hequr akreditimin gazetarëve të CNN, MS Now dhe Politico. Departamenti ka kërkuar nga ABC, CBS, CNN, NBC dhe Fox News dorëzimin e komunikimeve që lidhen me këtë veprim. Autoritetet thonë se bojkoti i mundshëm mund të përbëjë shkelje të Ligjit Sherman, i cili ndalon praktikat monopoliste dhe marrëveshjet antikonkurruese mes kompanive.

Divizioni i Antitrustit po heton për të përcaktuar nëse organizatat mediatike kanë shkelur ligjet e konkurrencës; rrjetet televizonive ende nuk kanë komentuar publikisht lidhur me hetimin. Konflikti mes Shtëpisë së Bardhë dhe mediave ka qenë i ashpër: muajin e kaluar Trump ndaloi aksesin në Shtëpinë e Bardhë për CNN, MS Now dhe Politico, duke i akuzuar për publikim të “trillimeve ose gënjeshtrave”. Aksesi u rikthye më vonë pas një vendimi gjykate, ndërsa të tria mediat hodhën padi kundër administratës duke argumentuar se kufizimi i aksesit cenonte të drejtat kushtetuese të garantuara nga Amendamenti i Parë, i cili mbron lirinë e shtypit dhe kufizon diskriminimin qeveritar për shkak të përmbajtjes së raportimeve.

Administrata ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë ligjorë ndaj organizatave mediatike. Në shkurt, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të merrte nën kontroll organizimin e grupit të gazetarëve që mbulojnë presidentin, një rol që për më shumë se një shekull ishte administruar nga Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Po atë muaj, administrata përjashtoi gazetarë dhe fotografë të Associated Press nga disa ambiente me akses të kufizuar, përfshirë Zyrën Ovale dhe Air Force One, pas përdorimit nga AP të emërtimit “Gjiri i Meksikës” në vend të “Gjirit të Amerikës”. Associated Press ngriti padi dhe çështja gjyqësore vazhdon të jetë e hapur. Hetimi i ri ndaj rrjeteve televizonive hap një front tjetër në përplasjen mes administratës dhe mediave, ndërsa autoritetet duhet të përcaktojnë nëse veprimi i përbashkët përbënte shkelje të ligjeve federale të konkurrencës.

Previous Post

EMRI/ Atentat me tritol në Gjirokastër: ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit

Next Post

Elon Musk i bashkohet Trump: Koha për një president të ri në Ukrainë; Zelensky ka shkuar shumë larg

Next Post
Elon Musk i bashkohet Trump: Koha për një president të ri në Ukrainë; Zelensky ka shkuar shumë larg

Elon Musk i bashkohet Trump: Koha për një president të ri në Ukrainë; Zelensky ka shkuar shumë larg

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al