Saturday, October 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

BE pa udhërrëfyes për Serbinë; Beogradi drejt përjashtimit nga integrimi, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve shihet serioziteti

timoni.al by timoni.al
October 10, 2026
in Lajmi Fundit
0
BE pa udhërrëfyes për Serbinë; Beogradi drejt përjashtimit nga integrimi, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve shihet serioziteti
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian do të publikojë në fund të tetorit udhërrëfyesit për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, si vendet që kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit, duke konfirmuar se Serbia e ka humbur pozitën që dikur e kishte si një nga vendet prijëse.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se “Serbia do të duhet të përmbushë më shumë kushte. Pas zgjedhjeve, do të shohim se sa serioze është Qeveria e saj, nëse vetëm do të flasë për dëshirën për t’u bërë anëtare e BE-së, apo edhe do të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim”. Kjo qasje sinjalizon pritshmëri më të larta për përmbushjen e kushteve nga Beogradi.

Sipas Strahinja Subotiçit nga Qendra për Politika Evropiane në Beograd, mosdhënia e udhërrëfyesit përbën një paralajmërim serioz dhe dëshmi të ngecjes së Serbisë në procesin e integrimit. Ai thekson se bllokimi nuk pasqyrohet vetëm në faktin se Serbia prej vitesh nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit, por edhe në pamundësinë për të përfituar nga fondet nën Planin e Rritjes. “Tani, në thelb, po na dërgohet mesazhi se mund të humbasim edhe përfitime të shumta që lidhen me anëtarësimin gradual në BE”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Udhërrëfyesit do të jenë pjesë e paketës së zgjerimit që Komisioni Evropian planifikon të miratojë më 28 tetor. Serbia nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit në BE që nga dhjetori i vitit 2021. Ndërkohë, gjendja në fushën e sundimit të ligjit është përkeqësuar, gjë që e vështirëson më tej daljen e Serbisë nga ngecja disavjeçare në procesin e integrimit.

Ekspertët paralajmërojnë se me këtë qasje Serbia rrezikon të mbetet në fund të radhës së vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. (Top Channel)

Previous Post

Video/ Ndal, ndal… tigri sulmon një burrë që hyri në hapësirën e rrethuar në kopshtin zoologjik në Britani

Next Post

Presidenti i Federatës Portugeze: Cristiano Ronaldo mund të rikthehet me kombëtaren në ndeshjet e nëntorit

Next Post
Presidenti i Federatës Portugeze: Cristiano Ronaldo mund të rikthehet me kombëtaren në ndeshjet e nëntorit

Presidenti i Federatës Portugeze: Cristiano Ronaldo mund të rikthehet me kombëtaren në ndeshjet e nëntorit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al