Pas shtyrjes së seancës për shkak të bojkotit të avokatëve, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit, i dyshuar për korrupsion pasiv. Seanca u zhvillua pasi avokatët thyen bojkotin, ndërsa përfundimi i afateve rrezikonte lirimin e tij.
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 dhe në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026, zhvilloi mbledhjen e rradhës dhe vendosi çmimet e reja të nënprodukteve.
Më 9 Tetor 2026 Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër. Për nënproduktin benzinë i standardit SSH EN, çmimi i shitjes me pakicë të jetë jo më shumë se 194 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi më 9 Tetor ora 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg, siç njoftohet në komunikatën e bordit.

