Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku dyshohet se është marrë peng Ines Hajrulla, një emër i njohur për autoritetet dhe kronikën e zezë.
Sipas informacioneve të publikuara në media, Hajrulla dyshohet se ndodhej në shoqërinë e një vajze, ndërsa prej disa orësh të dy telefonat e tij rezultojnë të fikur.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit.
Hajrulla është përmendur më herët në hetime të SPAK dhe në dosje që lidhen me ngjarje të rënda kriminale në Vlorë.
Nëse dyshimet për pengmarrjen do të konfirmohen, bëhet fjalë për një zhvillim tejet të rëndë, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë nëse ka pasur një ngjarje kriminale dhe të identifikojnë personat e përfshirë.

