Friday, October 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Në gjyqin për vdekjen e Maradonës, prokuroria kërkon 12 vite burg për mjekun e legjendës argjentinase

timoni.al by timoni.al
October 8, 2026
in KRYESORE
0
Në gjyqin për vdekjen e Maradonës, prokuroria kërkon 12 vite burg për mjekun e legjendës argjentinase
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori i çështjes për vdekjen e Diego Armando Maradonës, Patricio Ferrari, ka kërkuar 12 vite burg për neurokirurgun Leopoldo Luque, kreun e ekipit mjekësor që kujdesej për ish-kampionin. Sipas prokurorisë, Luque duhet të shpallet përgjegjës për vepër penale të vrasjes me dashje eventuale, me rrethanë rënduese për shkak të profesionit të tij si mjek dhe marrëdhënies së miqësisë me Maradonën; kjo është masa më e lartë e dënimit e kërkuar në proces.

Për koordinatoren e sigurimit shëndetësor të Swiss Medical, Nancy Forlni, dhe psikiatren Agustina Cosachov, Ferrari ka kërkuar nga 8 vite burg, po ashtu për akuzën e vrasjes së thjeshtë. Për psikologun Carlos Diaz është kërkuar 5 vjet burg, ndërsa për infermierin Ricardo Almiron dhe drejtuesin e tij, Mariano Perroni, janë kërkuar nga 4 vite burg, pasi prokuroria i konsideron përgjegjës për vrasje nga pakujdesia. Për mjekun klinik Pedro Di Spagna prokurori ka kërkuar pafajësinë, duke argumentuar se ai ishte “i vetmi që bëri atë që duhej të bënte” dhe nuk kishte kompetenca për të vendosur mbi kushtet e qëndrimit të Maradonës.

Gjatë fjalës përfundimtare Ferrari deklaroi se akuzat kryesore janë mbështetur nga provat e paraqitura dhe se prokuroria “ka provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm ekzistencën e një strukture kaotike, të karakterizuar nga një çorganizim absolut”. Sipas tij, grupi mjekësor, i drejtuar nga Luque, gjatë periudhës 11–20 nëntor 2020 nuk përmbushi detyrimet e tij dhe e la Maradonën “në mëshirë të fatit”. Ferrari shtoi se Maradona ishte “një bombë me sahat” dhe se ai u dërgua në atë shtëpi ku, 14 ditë më vonë, vdiq.

Prokuroria pretendon gjithashtu mungesën e elementeve bazë të emergjencës mjekësore në banesën ku qëndronte Maradona: “Nuk kishte doreza, garza, serum, kuti të ndihmës së shpejtë, defibrilator, ambulancë apo asgjë nga ato që kishin premtuar. Ishte boshllëk absolut, ajo shtëpi nuk kishte asgjë.” Komisioni mjekësor ndërdisiplinor arriti në përfundimin se Maradona nuk ishte një person i shëndetshëm që ndërroi jetë papritur, por një pacient me kompleksitet shumë të rëndë mjekësor. Një nga konkluzionet kryesore të ekspertizës, sipas prokurorisë, është se vdekja mund të kishte qenë e shmangshme dhe se kujdesi mjekësor i ofruar ishte i papërshtatshëm. Ferrari e përshkroi ekipin si një “grup amatorësh” që, sipas tij, kishte harruar se po merrej me një pacient vulnerabël dhe me gjendje komplekse shëndetësore.

Previous Post

Jo kush por ti, Braçe në Top Story: Rama më tha nëse votoj kundër jam jashtë Grupit Parlamentar

Next Post

Dyshohet se u mor peng në Vlorë, Ines Hajrulla zhduket bashkë me një vajzë – telefonat të fikur

Next Post
Dyshohet se u mor peng në Vlorë, Ines Hajrulla zhduket bashkë me një vajzë – telefonat të fikur

Dyshohet se u mor peng në Vlorë, Ines Hajrulla zhduket bashkë me një vajzë – telefonat të fikur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al