Thursday, October 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Angli dhe Gjermani, pakt kundër Rusisë; Burnham e Merz dakord të përballojnë bashkë sulmet hibride të Moskës

timoni.al by timoni.al
October 8, 2026
in AKTUALITET
0
Angli dhe Gjermani, pakt kundër Rusisë; Burnham e Merz dakord të përballojnë bashkë sulmet hibride të Moskës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Londra dhe Berlini ranë dakord të përballojnë së bashku kërcënimet dhe sulmet kibernetike apo aktet e sabotazhit që vijnë kryesisht nga Rusia kohët e fundit. Në vizitën e tij të tretë jashtë vendit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, kryeministri Andy Burnham u takua me kancelarin gjerman Merz në Berlin, ku nënshkruan një partneritet të ri strategjik për t’u përballur me sulmet hibride dhe për të bashkëpunuar në rritjen ekonomike dhe fushën e inovacionit në rajon.

Partneriteti parashikon ndarjen e informacioneve të klasifikuara për monitorimin dhe eliminimin e sulmeve kibernetike dhe për degradimin e aftësive të aktorëve armiqësorë, duke nënkuptuar Rusinë apo vende të tjera që konsiderohen jo miqësore ndaj vlerave perëndimore dhe që veprojnë në Evropë. Marrëveshja synon edhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike të vendeve përkatëse. Ky hap vjen pas nënshkrimit të marrëveshjeve të ngjashme nga Britania me Turqinë dhe me Bashkimin Evropian që kur Laburistët erdhën në pushtet dy vjet më parë.

Gjatë bisedave, u trajtuan gjithashtu çështja e Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Burnham kërkoi përfshirjen e Gjermanisë në një program prodhimi të avionëve luftarakë, në të cilin marrin pjesë edhe Italia, Japonia dhe Britania. Në prag të samitit të muajit të ardhshëm mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë, Burnham deklaroi se mbetet i angazhuar për një bashkëpunim më të thellë dhe synon të shqyrtojë mundësinë për ta afruar edhe më shumë Britaninë me Bashkimin Evropian.

Po ashtu u rikujtua se kryeministri britanik gjatë javëve të fundit ka përmendur perspektivën e ribashkimit të bllokut pas referendumit të Brexit-it, që shënoi daljen e Britanisë nga BE-ja. Lajmi u transmetua nga Top Channel.

Previous Post

Tedi Blushi për reformën territoriale: Avni Rustemi do të jetojë — Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Next Post

Milani kërkon drejtor të ri sportiv, në skenë shfaqet ish-mbrojtësi i Juventusit

Next Post
Milani kërkon drejtor të ri sportiv, në skenë shfaqet ish-mbrojtësi i Juventusit

Milani kërkon drejtor të ri sportiv, në skenë shfaqet ish-mbrojtësi i Juventusit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al