Thursday, October 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Afati ‘Balluku’ deri më 20 tetor: kur SPAK thërrasë ish-zv.kryeministren? Vartësit një nga një para prokurorëve të posaçëm

timoni.al by timoni.al
October 8, 2026
in Lajmi Fundit
0
GJKKO heq pezullimin nga detyra, refuzon kërkesën e Belinda Ballukut
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK, me afat deri më 20 tetor për dosjen “Balluku”, po intensifikon hetimet dhe thërret zyrtarë që kanë qenë vartës të ish-ministres dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sapo qeverisjes i është vënë radha për t’u paraqitur ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho dhe Viola Haxhiademi, ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe ish-vartëse e Ballukut.

Paksa më shumë se një vit nga regjistrimi i çështjes ndaj ish-funksionares, burime pranë grupit hetimor thanë për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha se lista e personave që janë marrë të pandehur nga SPAK është e gjatë. Në listë përmenden: Belinda Balluku, Evis Berberi, Gentian Gjylin, Genti Raca, Erald Elezi, Jonida Cece, Ardian Kroni, Denis Xhoxhi, Eduart Agalliu, Arbër Troka, Miranda Shkurta, Dhurata Lazaj, Nikollaq Mihali, Gëzim Noni, Arlinda Gordani, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica. Disa prej tyre po njoftohen me akuza për shkak të afateve proceduriale, ndërsa të tjerët mbeten nën hetim.

SPAK ka zgjeruar hetimet pasurore dhe ka sekuestruar dy vila që dyshohen se janë përfituar nga korrupsioni, që janë fshehur dhe nuk janë deklaruar. Sipas skemës së zbardhur nga SPAK, dyshimet lidhin pronat edhe me persona të tjerë, përfshirë Igli Taren dhe biznesmenin Arbër Abazin, ndërsa nuk përjashtohen edhe biznesmenë të tjerë si të përfshirë në skemë.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të dyja sekuestrot e vilave të Belinda Ballukut. Ndërkohë SPAK vazhdon të marrë në pyetje të dyshuar të përfshirë në tendera, për të cilët ekzistojnë dyshime se fituesit janë paracaktuar duke shkelur barazinë e procedurave të prokurimeve.

SPAK ende nuk ka vendosur se kur do ta thërrasë vetë ish-zëvendëskryeministren, aktualisht deputete, ndaj të cilës rëndojnë disa akuza. Fillimisht hetimi nisi vetëm për çështje tenderash, e më pas u shtuan dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Previous Post

Gjendet pa shenja jete 25-vjeçarja në apartament në Durrës, pranë saj fëmija 2 vjeç

Next Post

Fondacioni Çamëria reagon: Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Next Post
Fondacioni Çamëria reagon: Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria reagon: Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al