Thursday, October 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Milani gati të huazojë sulmuesin brazilian të Realit si shok reparti për Ramosin

timoni.al by timoni.al
October 8, 2026
in LAJME, Sport
0
Lëvizje e papritur në merkato: Reali nuk e do më, Endrick përfundon në orbitën e gjigantit turk
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pushimi ndërkombëtar i ka dhënë Milanit mundësinë të përqendrohet te planet për merkaton dhe një prej emrave që rikthehet fuqishëm në radar është Endrick. Sulmuesi brazilian, i kërkuar gjithashtu nga Roma dhe Aston Villa, mund të jetë i hapur për një huazim në janar me synimin për të gjetur minuta dhe për t’i dhënë një tjetër drejtim karrierës së tij.

Situata e 20-vjeçarit në Madrid paraqitet e komplikuar: Endrick ka luajtur vetëm katër minuta këtë sezon dhe ka mbetur jashtë hierarkisë së trajnerit José Mourinho. Edhe pse mun të aktivizohet në disa pozicione të repartit ofensiv, hapësirat për të kanë qenë minimale. Në verë Mourinho preferoi ta mbante në Madrid dhe tani mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i tij do të ndryshojë në janar; gjatë kësaj periudhe trajneri nuk po i jep shumë minuta, por njëkohësisht nuk duket i gatshëm ta lejojë lehtësisht të largohet.

Endrick ka bërë të qartë se nuk dëshiron të kalojë të gjithë sezonin në stol dhe ka nisur të vlerësojë mundësitë në tregun e dimrit. Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani i Ruben Amorimit është një prej destinacioneve që tërheq më shumë lojtarin. Amorim do të ishte i gatshëm t’i jepte një shans sulmuesit, i cili vjen pas një eksperience te Lyon, ku si raportohet regjistroi 8 gola dhe 8 asistime në 21 ndeshje.

Për Milanin, një huazim do të ishte mundësi për të shtuar cilësi dhe alternativa në sulm, ndërsa për Endrick shans për të rikthyer ritmin dhe për të treguar se mbetet një prej talenteve më premtues të futbollit brazilian. Megjithatë, janari është ende larg dhe situata mund të ndryshojë; vendimi do të varet nga Mourinho, Real Madridi dhe vetë lojtari.

Aktualisht Endrick mbetet një objektiv konkret në horizontin e Milanit dhe një transferim në formë huazimi përmendet si një nga rrëfimet potencialisht interesante të merkatos së dimrit.

Previous Post

LAJM I FUNDIT/ Tenderat e hekurudhës dhe KESH: dy vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në SPAK

Next Post

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e 39 deputetëve, Diella mbetet në qeveri

Next Post
Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin gjyqësor për Diellën, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e 39 deputetëve, Diella mbetet në qeveri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al