Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Veliaj e drejton Tiranën nga paraburgimi — The Telegraph: Po përdor inteligjencën artificiale për të folur me qytetarët

timoni.al by timoni.al
October 7, 2026
in AKTUALITET
0
Veliaj e drejton Tiranën nga paraburgimi — The Telegraph: Po përdor inteligjencën artificiale për të folur me qytetarët
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Media britanike “The Telegraph” i kushton një artikull kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, duke e paraqitur rastin si një përdorim të pazakontë të inteligjencës artificiale nga një zyrtar që ndodhet në paraburgim. Sipas gazetës, Veliaj, i arrestuar në shkurt 2025 dhe përballet me një proces penal në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i është drejtuar qytetarëve të kryeqytetit përmes një videoje të publikuar në Instagram dhe të shënuar qartë si e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Në video shfaqet një avatar i gjeneruar me IA para flamurit shqiptar dhe atij të Bashkisë së Tiranës. Përmes tij njoftohet për një program ushqimi falas në shkolla për fëmijët e Tiranës. Avatari citohet të thotë: “Kam marrë edhe një angazhim tjetër që nuk do ta harroj kurrë: ushqimin në shkolla”. Në mesazhin e tij, Veliaj përmend edhe qëndrimin në paraburgim: “Pengmarrja ime vazhdon prej 20 muajsh dhe mund t’ju përshëndes vetëm me inteligjencë artificiale”, dhe shpreh vendosmërinë për të punuar edhe nga qelia: “Tirana është nderi i jetës sime. Për ta shpaguar këtë nder, do të vazhdoj të punoj edhe nga qelia ku më kanë mbyllur”.

“The Telegraph” vë në dukje se kjo është hera e parë që Veliaj i drejtohet drejtpërdrejt qytetarëve që prej paraburgimit të tij. Gazeta thekson edhe një anomali institucionale: megjithë procesin gjyqësor dhe qëndrimin në paraburgim, ai vazhdon të jetë kryebashkiak i Tiranës. Pas arrestimit u planifikuan zgjedhje të parakohshme për Bashkinë, por ato u anuluan pas ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese. Veliaj kishte deleguar më parë disa kompetenca zëvendëskryetares Anuela Ristani, por më pas shfuqizoi urdhrin për delegim, duke lënë të hapur mënyrën se si funksionon administrata nën drejtimin e një kryebashkiaku në paraburgim.

Gazeta shkruan se Veliaj përballet me 13 akuza, ndërsa ai i ka mohuar shkeljet. “The Telegraph” e vendos rastin edhe në një kontekst më të gjerë, duke sjellë shembuj të tjerë të politikanëve që kanë përdorur video të krijuara me IA gjatë periudhave të burgimit, si Imran Khan dhe rastin e një avatari të përdorur në lidhje me fushatën e djalit të Jair Bolsonaro.

Previous Post

Policia sekuestron Audin dhe arreston ‘Schumacherin’ shqiptar që lëvizte me 249 kilometra në orë

Next Post

Trajneri nuk e mbajti fjalën — Deklarata e bujshme e Ronaldos; Joreg Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

Next Post
Trajneri nuk e mbajti fjalën — Deklarata e bujshme e Ronaldos; Joreg Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

Trajneri nuk e mbajti fjalën — Deklarata e bujshme e Ronaldos; Joreg Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al