Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, komentoi hetimet e fundit të SPAK lidhur me kompaninë Kayo, duke thënë se përgjimet e përmendura duket se janë bërë nga agjencitë e inteligjencës pasi kanë qenë përgjime ambientale. Ai kërkoi që të sqarohet kush ka bërë përgjimin dhe theksoi se hetimi duhet të fillojë pikërisht aty. Sipas tij, dyshohet për përgjim ambiental dhe se celulari ka qenë në vivavocë; këto përgjime, shtoi, i kryejnë agjencitë e inteligjencës ose subkontraktorë të tyre për interesa të caktuara.
Karamuço argumentoi se ripaketimi apo trafikimi nga Sudani apo shtete të tjera nuk mund të bëhet lehtësisht sepse, sipas tij, shërbimi inteligjent i NATO-s nuk e lejon që mallrat të kalojnë pa u kontrolluar, duke thënë se “një gjilpërë nuk kalon dot nga Afrika të shkojë në Shqipëri”. Ai solli në vëmendje shqetësimin e ministrit Vengu dhe vartësve të tij për mënyrën si do të rritet buxheti i mbrojtjes, pasi kjo kërkohet nga NATO, dhe propozoi marrjen e modeleve si Kroacia, duke krahasuar kompanitë: “Ata kanë Alanin, ne Kayon”.
Profesori vuri në diskutim besueshmërinë e kompanive që sipas tij funksionojnë vetëm në letër për tregun shqiptar, duke pyetur se kush falsifikon dokumentacionin dhe duke përmendur rastin e biznesmenit të njohur Diveroli, për të cilin tha se e kishte nuhatur se mund të ripaketohej dhe për këtë po vuante dënimin. Ai shtoi se ndonëse mund të ekzistojnë skema private për falsifikim, roli i shtetit duhet të jetë i qartë në monitorimin dhe licencimin e këtyre kompanive.
Karamuço gjithashtu kritikoi marrëdhëniet mes qeverive dhe industrive ushtarake, duke thënë se qeveritë nganjëherë janë “kukulla” përpara interesave të industrive ushtarake dhe se shërbimet inteligjente ndërkombëtare ndikojnë në ekuilibrat që pengojnë disa praktika. Ai përmendi nevojën që edhe kompanitë me emra ushtarakë ose “guerrilas” të marrin leje për emrat e tyre, pasi mund të lindin konflikte me hetimet e ardhshme.

