Gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për rritjen e sigurisë rrugore, janë proceduar penalisht 8 shtetas për shkelje të dispozitave të Kodit Rrugor. Nga këta, 2 shtetas janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Pesë shtetas të tjerë janë proceduar për drejtim të mjetit pa leje drejtimi; nga ta 1 u arrestua dhe 4 u proceduan në gjendje të lirë. Një shtetas është proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë aksidentin.
Kontrollet parandaluese u organizuan me grupe kontrolli në rrugët urbane, interurbane dhe lokale. Gjatë kësaj periudhe u vendosën në total masa administrative të ndryshme: 909 masa për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe në autostradën A2; 41 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 50 masa për parakalim të gabuar; 7 masa për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit; dhe 119 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim potencial për aksidente.
Kontrollet vazhduan edhe për mjetet që kryejnë transportin e nxënësve, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre gjatë lëvizjes. Policia Rrugore Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar si kontribut për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të gjithë përdoruesve të rrugës, si dhe për garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.

