Monday, October 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Me mbi 1500 studentë të rinj, Universiteti i Vlorës nis vitin akademik dhe zgjeron programet e studimit

timoni.al by timoni.al
October 5, 2026
in LAJME
0
Me mbi 1500 studentë të rinj, Universiteti i Vlorës nis vitin akademik dhe zgjeron programet e studimit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë hap vitin akademik 2026–2027 me shtesa në ofertën akademike, duke prezantuar dy programe të reja studimi në Teknik Laboratori dhe Dermoestetikë dhe duke rihapur programin e Doktoratës në Matematikë. Universiteti thekson një përforcim të dimensionit ndërkombëtar përmes programesh të përbashkëta evropiane dhe një numri të konsiderueshëm studentësh ndërkombëtarë, si dhe synon të përmirësojë përshtatjen e ofertës ndaj nevojave të studentëve dhe tregut të punës.

Në këtë vit, mbi 1,500 studentë bëhen për herë të parë pjesë e komunitetit universitar të Vlorës në të gjitha ciklet e studimit: rreth 950 studentë në ciklin e parë, 540 në ciklin e dytë dhe rreth 15 doktorantë të rinj. Kjo rritje e regjistrimeve çon numrin total të të rinjve që studiojnë në UniVlora drejt 5,000 studentëve. Në disa programe, regjistrimet kanë tejkaluar kuotat e parashikuara, veçanërisht në Juridik, Infermieri Mamisë, Inxhinieritë Mekanike dhe Elektrike.

Janë plotësuar kuotat për të hapur të gjitha programet që funksionuan vitin e kaluar, ndërsa këtë vit do të ofrohen edhe dy programe të reja në Fakultetin e Shëndetit. Gjithashtu, do të rihapet programi i Inxhinierisë Navale, i cili nuk regjistronte studentë prej vitesh.

Universiteti ka vënë vëmendje të veçantë tek studentët ndërkombëtarë: është zgjeruar oferta e programeve në gjuhën angleze dhe janë ngritur procedura të posaçme për aplikimin, pranimin dhe mbështetjen e tyre. Aktualisht janë në proces regjistrimi mbi 100 studentë ndërkombëtarë nga vende si Italia, Turqia dhe India, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin programe si Nursing, Computer Engineering, Navigacion, si dhe programet e përbashkëta evropiane Architecture for Heritage dhe Maritime Management.

Rreth 12% e programeve të studimit në Universitetin “Ismail Qemali” ofrohen tashmë në gjuhën angleze. Po ashtu është zgjeruar oferta e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta me universitete partnere evropiane, duke konsoliduar dimensionin ndërkombëtar të institucioni.

Previous Post

Regjistrimet në Universitetin e Shkodrës rriten, 953 studentë të rinj këtë vit të ri akademik

Next Post

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me 101 deputetë, votohet për Specialen

Next Post
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me 101 deputetë, votohet për Specialen

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me 101 deputetë, votohet për Specialen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al